BallinaAktualitet“Situatë e jashtëzakonshme”, OBSH shpall emergjencën globale për koronavirusin: Përbën rrezik të...

“Situatë e jashtëzakonshme”, OBSH shpall emergjencën globale për koronavirusin: Përbën rrezik të shëndetit publik!

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka vendosur ta shpallë shpërthimin e koronavirusit një emergjencë shëndetësore globale. Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme, pasi një komitet urgjence u rikthye në Gjenevë, aty ku ndodhet qendra e OBSH.

Javën e kaluar, organizata tha se virusi nuk përbën ende shkallën e urgjencës. Por me rritjen e numrit të viktimave dhe të të prekurve në shumë vende të botës, udhëheqja e OBSH-së e thirri komitetin përsëri, për shkak të “potencialit për një shpërthim shumë më të madh”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, para gazetarëve në fillim të kësaj jave.

Në këtë mënyrë, OBSH ka vendosur të shpallë koronavirusin, që ka shpërthyer në Kinë dhe po përhapet me shpejtësi, si një ngjarje e jashtëzakonshme me shqetësim ndërkombëtar, që përbën një “rrezik të shëndetit publik për shtetet e tjera përmes përhapjes ndërkombëtare të sëmundjes” dhe “të kërkojë potencialisht një reagim të koordinuar ndërkombëtar”. Urgjencat e mëparshme kanë përfshirë Ebola, Zika dhe H1N1.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular