BallinaOP EDPartia Socialiste e Shqipërisë voton kundër kapjes politike të sistemit të drejtësisë...

Partia Socialiste e Shqipërisë voton kundër kapjes politike të sistemit të drejtësisë … në Poloni

Nga Ledio Braho

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), në datën 28 janar, ka vendosur që ndaj shtetit të Polonisë të iniciojë një procedurë monitorimi në lidhje me funksionimin e parimit të shtetit të së drejtës. Në këtë mënyrë Polonia i bashkohet edhe dhjetë vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Europës, ku një ndër to është edhe Shqipëria, që po i nënshtrohen monitorimit të plotë në lidhje me zbatimin e angazhimeve dhe detyrimeve të marra përsipër si anëtarë të Këshillit të Europës.

Reforma në drejtësi në Poloni, për shkak dhe të faktit se është anëtare e Bashkimit Europian, është pasuar dhe nga një analizë e gjerë ndërkombëtare, institucionale dhe mediatike. Shpeshherë mosmarrëveshjet i janë nënshtruar dhe gjykimeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë e cila i ka konstatuar një pjesë të parashikimeve ligjore si në kundërshtim me parimet themelore të Bashkimit Europian. Pavarësisht këtyre vendimmarrjeve, mazhoranca qeverisëse ka vijuar reformën sipas draftit fillestar, madje në vitin 2017 duke rrezikuar revokimin e të drejtës së votës, një mekanizëm ky që Komisioni Europian nuk e kishte zbatuar kurrë më parë. E gjithë kjo situatë vinte pikërisht për shkak të faktit se shteti polak po përfshihej nga një rrezik serioz i cënimit të parimit të shtetit të së drejtës.

Megjithatë, pavarësisht presionit të ushtruar nga Komisioni Europian apo dhe vendimmarrjeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Polonia sot është rreshtuar së bashku me dhjetë shtete të tjera anëtare të Këshillit të Europës, por asnjë prej tyre anëtar i Bashkimit Europian, për shkak të faktit se ka ndërtuar një sistem drejtësie që bie ndesh me parimet e funksionimit të institucioneve demokratike dhe ngërçi më i madh është ai i përbërjes së Gjykatës Kushtetuese.

Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndër konkluzionet e saj përmbante dhe sa vijon:

Fokusi kryesor i autoriteteve polake që nga ardhja në pushtet e koalicionit aktual qeverisës në vitin 2015, ka qenë një program shumë i gjerë, ambicioz dhe gjithashtu kontrovers i reformimit të gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë. Qëllimi i këtyre reformave ishte adresimi i pakënaqësisë në rritje të popullit polak me mangësitë e sistemit të drejtësisë polake, i cili ka qenë dhe pjesa kryesore e programit zgjedhor të partisë në pushtet. Një objektiv i dytë i deklaruar i autoriteteve ishte adresimi i mungesës së përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të gjyqësorit polak, si rezultat i asaj që konsiderohej si strukturë qeverisjeje korruptive, korporative dhe vetë-shërbyese e gjyqësorit. Në të njëjtën kohë, autoritetet e sapozgjedhura e panë gjyqësorin si zgjatim të ish autoriteteve, tani në opozitë, që do të përdorin sistemin e drejtësisë për të dëmtuar dhe sabotuar axhendën e përgjithshme të reformave të autoriteteve të zgjedhura rishtazi. Prandaj, është e pamohueshme që, nën pretekstin e vullnetit për të depolitizuar institucionet shtetërore, një nga objektivat kryesore të programit të reformës në drejtësi ishte që gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë të vendoseshin nën kontrollin e shumicës së sapozgjedhur në pushtet”.

Për këdo qytetar shqiptar që ka ndjekur sadopak ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, mjafton që të lexojë konkluzionin e mësipërm për të kuptuar se ajo se çka po ndodh në vend është një dejavu e reformës në drejtësi në Poloni. Ajo çka e bën edhe më intiguese këtë dejavu është se dhe në Poloni mazhoranca ka përdorur mekanizmat e saj ekstraligjorë për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, emërime të reja në këto gjykata dhe organet e qeverisjes së drejtësisë, rezoluta parlamentare, pengesa për botimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, procedura në lidhje me betimin e gjyqtarëve, mosrespektim të opinioneve të Komisionit të Venecias etj..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular