BallinaZgjedhje e editoritVideo/RAI3 “shuplakë” tjetër Ramës: Nxirr shifrat e drogës, ne i kemi tonat

Video/RAI3 “shuplakë” tjetër Ramës: Nxirr shifrat e drogës, ne i kemi tonat

spot_img
spot_img

RAI3 u është përgjigjur sot komenteve të kryeministrit Rama që e quajti “turp gazetaresk” reportazhin e gazetarit italian Valerio Cataldi i cili nxori për një raport konfidencial që tregonte se shifrat e kultivimit të kanabisit ishin rritur me 12 herë nga një vit më parë.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!” – tha Rama në reagimin e parë dhe mbrëmjen e së enjtes nxori një deklaratë që sipas tij ishte bërë në një takim të zyrtarëve të ministrive të brendshme të të dyjave vendeve.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike” – shkroi Rama.

Nuk ka vonuar përgjigjja e RAI3. Në edicionin e mbrëmjes së të premtes gazetarët italianë i kthyen këtë përgjigje.

“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane në sektorë të tjerë që janë drejtësia dhe liria e shtypit” – thuhet në prezantimin e kronikës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular