BallinaKronikeTragjedi në Itali: Shqiptarja gjendet e vdekur, pranë saj burri i plagosur

Tragjedi në Itali: Shqiptarja gjendet e vdekur, pranë saj burri i plagosur

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së premtes 31 janar 2020 në Xhenova të Italisë.

Një emigrante shqiptare 43 vjeç e identifikuar Laureta Zyberi 43 vjeçe është gjetur e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese shtëpie në lagjen Marassi të Xhenovës.

Pranë trupit të saj pa jetë, është gjetur i plagosur dhe bashkëshorti i saj po shqiptar, Eduart Zyberi 54 vjec

Ka qënë pronari i apartamenti ku punonte shqiptarja i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme.

Më pas ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore e autoritetet policorë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale italiane. 40 vjeçarja shqiptar humbi jetën në vendngjarje ndërsa bashkëshorti i saj është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak.

Po sipas mediave italiane nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të fohtë. Dyshohet se ka qënë bashkëshorti autori i këtij krimi i cili më pas ka tentuar të vetëvritet.

Në apartamentin ku ndodhi ngjarja po kryhen verifikimet e rastit për të zbardhur të gjitha detajet e krimit.

Ky është versioni i parë i kësaj ngajrje tragjike i përcjellë nga mediat italiane deri në pritje që autoritet italiane të dalin me një komunikim zyrtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular