BallinaAktualitetAnti-KÇK, gazetari Sokolaj: Parashikohen raste kur mund të ngatërrohet person

Anti-KÇK, gazetari Sokolaj: Parashikohen raste kur mund të ngatërrohet person

Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligjit anti-KÇK të miratuar nga qeveria me një akt normativ. Gazetari dhe redaktori i lajmeve në RTV Ora Trazhgim Sokolaj sqaron se në disa nene të këtij akti parashikohen edhe rastet kur mund të ngatërrohet personi.

I ftuar në studion e lajmeve, Sokolaj sqaroi procedurën e “ngatërresës”, duke theksuar se akti normativ nuk parashikon se kush do t’ja paguajë dëmin biznesit apo individit në raste të tilla.

Trazhgim Sokolaj: Duket sikur do të ketë një strukturë paralele dhe duket sikur vetë paketa anti KCK do të jetë një masë represive sepse në disa nene, parashikohen rastet kur mund të ngatërrohet personi. Në momentet kur një person i caktuar rezulton me gjeneralitetet e një personi tjetër të dënuar apo të skeduar brenda apo jashtë Shqipërisë mund të bëhet objekt i kësaj gjejë. Le të themi një pronar i ligjshëm i një hoteli në bregdet apo në Tiranë. Nëse pronari i një biznesi të ligjshëm ngatërrohet nga strukturat e policisë dhe bëhet objekti i këtij ligji, biznesi i tij bllokohet. Brenda 72 orësh policia duhet të njoftojë prokurorin për këtë gjë. Prokurori mund të kërkojë prova të tjera. Situata mund të shkojë deri në 4-5 ditë apo një javë derisa prokurori ose gjykata të marrin vendimin e zhbllokimit. Problemi kryesor është që nëse ndodhemi përpara rasteve që personi mund të ngatërrohet, që e parashikon edhe akti normativ, kush do të jetë ai që do t’ja dëmshpërblejë dëmin që i shkaktohet një biznesi apo një individi të caktuar nga ky rast. Është e paparashikuar në aktin normativ.

Sipas gazetarit Sokolaj me këtë paketë i shtohen kompetencat Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Trazhgim Sokolaj: Tani, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, aktualisht Ardi Veliu ka të drejtën që për një afat 72 orësh të urdhërojë bllokimin e pasaportës së një personi të dyshuar, apo një grupi personash të dyshuar. Ka të drejtën që në momentin që oficerët e policisë paraqiten në hipotekë apo në zyrat e Aluiznit për të marrë dokumentacionin e pronave të një subjekti që hetohet nga operacioni Forca e Ligjit dhe punonjësit nuk e japin këtë dokumentacion, atëherë drejtori i policisë ka të drejtë të nxjerrë urdhër sekuestrimi për dokumentacionin apo për provat, tagër të cilët deri më sot e kanë pasur prokurori dhe gjykata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular