BallinaKronike"Ishte e re dhe e bukur", rrëfehet burri që vrau gruan: Kush...

“Ishte e re dhe e bukur”, rrëfehet burri që vrau gruan: Kush do m’i rrisë fëmijët …

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e Lulzim Cukut që masakroi me thikë gruan e tij në Xhafzotaj. Cuku, 45 vjeç kishte vetëm 1 javë që ishte kthyer nga Greqia, para se të vriste me thikë gruan e tij 12 vite më të re. Krimi i rëndë ndodhi para pak mesnatës së të dielës, në banesën 4-katëshe të çiftit në Durrës.

Pas debateve për motive xhelozie Lulzim Cuku goditi me thikë 33-vjeçaren Majlinda Cuku.

Ai ka shfaqur pengesë për krimin e rëndë, ndërsa para hetuesve të çështjes ai është shprehur se gruaja e tij ishte më e re dhe e bukur.

Kjo ka bërë që ai të humbte mendjen nga xhelozia.

 

‘Unë isha shumë xheloz sepse gruaja ishte e re, ishte e bukur. Ishte 12 vjet me e re nga unë. Për këtë bëhesha shumë xheloz, sepse ajo jetonte më fëmijët ndërsa unë ikja shpesh herë në Greqi. Në Greqi kam punuar, dhe vija shpesh në Shqipëri.

Gruaja nuk punonte sepse rriste fëmijët dhe të ardhurat i siguroja unë. Atë natë ne u zumë me fjalë. Fjalë pas fjale, sherri arriti kulmin sa nuk durova dot. E kam qëlluar me thikë, por nuk e dija që e kam vrarë. Pastaj ika natën e shkova në Dibër tek të afërmit.

Jam bërë shumë pishman, se kam hall kush do na rrisë fëmijët. I kemi të vegjël. Si arrita që vrava gruan?! Nuk do më falë asnjë. E gjitha sepse jam xheloz.

As familja ime, as e gruas nuk do më falin për këtë veprim që bëra. Doja të vrisja veten të mos jetoja më, por nuk e vrava.’, mësohet të ketë rrëfyer Cuku në polici, shkruan BalkanWeb.

Kujtojmë se në banesën e çiftit që prej disa kohësh kishte ardhur nga fshatrat e Peshkopisë në Xhafzotaj, ishin dhe 3 fëmijët e tyre të mitur.

Tashmë këta të fundit qëndrojnë tek të afërmit e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular