Dy shpërthime të forta me eksploziv kanë tronditur pas mesnate, qytetin e Shkodrës, rreth orës 2:30.
Eksplozivi ishte vendosur tek porta e shtëpisë së Nikolin Arrajt në lagjen Qafë Hardhi. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale, pasi Nikolin Arraj jeton në SHBA me familjen e tij.
Lënda eksplozive është shpërthyer në distancë me telekomandë.
Nikolin Arraj, ish-basketbollist i Vllaznisë, ka punuar vitet e fundit në Drejtorinë e Tatimeve. Duket se shpërthimet kanë qenë një mesazh në distancë, si paralajmërim, për banorët e asaj shtëpie. Megjithatë, pritet deklarata e Policisë.