BallinaKronikeDy shpërthime me eksploziv tronditin Shkodrën: 'Mesazh me telekomandë' ish-basketbollistit?

Dy shpërthime me eksploziv tronditin Shkodrën: ‘Mesazh me telekomandë’ ish-basketbollistit?

Dy shpërthime të forta me eksploziv kanë tronditur pas mesnate, qytetin e Shkodrës, rreth orës 2:30.

Eksplozivi ishte vendosur tek porta e shtëpisë së Nikolin Arrajt në lagjen Qafë Hardhi. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale, pasi Nikolin Arraj jeton në SHBA me familjen e tij.

Lënda eksplozive është shpërthyer në distancë me telekomandë.

Nikolin Arraj, ish-basketbollist i Vllaznisë, ka punuar vitet e fundit në Drejtorinë e Tatimeve. Duket se shpërthimet kanë qenë një mesazh në distancë, si paralajmërim, për banorët e asaj shtëpie. Megjithatë, pritet deklarata e Policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular