BallinaAktualitetAkuza e fortë, Gazment Bardhi: Një kryebashkiak i PS, i dënuar për...

Akuza e fortë, Gazment Bardhi: Një kryebashkiak i PS, i dënuar për vrasje në një nga vendet e BE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i ftuar në ABC News, është shprehur se po hetojnë në lidhje me 12 emra të rinj kryebashkiakësh të dyshuar të përfshirë në krime, përveç emrave të bërë publik deri më tani.

Gjatë intervistës në Abc Neës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u pyet edhe për çështjet e verifikimit të disa kryebashkiakëve të Edi Ramës, të dyshuar se kanë fshehur të kaluarën e tyre kriminale. Ai vuri në dukje se nga 12 kryebashkiakë që janë aktualisht në verifikim nga PD, njëri dyshohet se ka fshehur një vrasje.

Pyetje: Sa emra janë në proces verifikimi?

Gazment Bardhi: Janë 12 emra për të cilët, me ndihmën nga partnerët tanë ndërkombëtarë, presim të verifikojmë të dhënat apo indiciet për këta kandidatë. Ritheksoj se PD është duke bërë detyrën e prokurorisë, pasi nuk është detyra jonë të mbledhim këto të dhëna. Prokurori i Përgjithshëm nuk e ka kryer deri sot këtë detyrë të tij. Çdo person me rekorde kriminale që ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme bashkinë, është zbuluar nga PD.

Pyetje: Nga këta 12 emra që po verifikoni, ka shkelje të rënda?

Gazment Bardhi: Po, të dhënat flasin për për kryerje të veprave të rënda. Në një rast është një person është i dyshuar që në një nga vendet e Bashkimit Europian, është i dënuar për vrasje. Ka edhe disa kandidatë të tjerë të dhënat pë rtë cilët flasin për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Në këtë moment nuk të jap dot emra, sepse kemi qenë dhe mbetemi për të bërë denoncime që ne i kemi të provuara. Apeli im ëhstë t’i shkoni çdo ditë para derës Prokurorit të Përgjithshëm dhe ta pyesni çfarë po bën me 4 rastet që ka në verifikim prej muajsh.

Pyetje: Thatë një gjë të rëndë, thatë se një kryetar bashkie është i dyshuar për vrasje?

Gazment Bardhi: Po, është një kryetar bashkie i dyshuar. Të dhëna dhe dyshimet tonat flasin se është i dënuar për vrasje në një nga vendet e Bashkimit Europian. Dyshimet dhe të dhënat tona janë të qenësishme.

Pyetje: Është bashki e rëndësishme apo bashki e vogël?

Gazment Bardhi: Po, është bashki e rëndësishme. Nuk mund të jap shumë të dhëna, se në cilin qark ëhstë, por mund të them se është një bashki e rëndësishme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular