BallinaKronikeFOTO/Ja kreu i grupit që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën, ka ndryshuar...

FOTO/Ja kreu i grupit që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën, ka ndryshuar 5 herë mbiemrin

Aktualisht në kërkim, Gentian Doçi konsiderohet nga policia shqiptare si koka e organizatës kriminale, e cila realizoi pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës në Kamëz në datën 17 janar të këtij viti.

I konsideruar si një eksponent i krimit të organizuar dhe në kërkim ndërkombëtar, pamjen dhe indentitetin e Gentian Doçit e njohin pak persona. Sot gazeta “Si” ka publikuar për herë të parë një fotografi të Doçit.

“Ai dyshohet të ketë ndryshuar së paku pesë mbiemra dhe së fundmi ka marrë mbiemrin Funoqi, që mendohet se është mbiemri i vajzërisë së mamasë së tij”, tha një ekspert i hetimit të krimit të organizuar.

“Besohet se Gentjan Doçi vazhdon të fshihet në Shqipëri, diku në zonën e Dukagjinit dhe mendohet që ai ka lidhje edhe me njerëz të policisë. Por kjo mbetet për t’u konfirmuar”, shtoi një tjetër burim i gazetës “Si”.

Dyshimet hidhen pas të dhënave operative që tregojnë se 38-vjeçari vazhdonte të jetonte i qetë në supervilën e tij në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, edhe pse “kokën” e tij e kërkonte edhe Italia.

Gentian Doçi mendohet të jetë një nga drejtuesit e një rrjeti trafiku droge, që ka influencë në vendet e Evropës. I quajtur si Grupi i Dukagjinit, emri i këtij rrjeti doli në skenë pas rrëmbimit të Jan Prengës. Ai shfaqet në datën 17 janar 2020, teksa konsumon kafe me bashkëshorten dhe ndërkohë në distancë, një person monitoron lëvizjet e tij:

ImageImageImageImageImage

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular