BallinaBotaBritania shtrëngon rregullat, propozon sistem me pikë: Jo më viza për punëtorët...

Britania shtrëngon rregullat, propozon sistem me pikë: Jo më viza për punëtorët e pakualifikuar

Britania po u kërkon punëdhënësve te largohet nga mbështetja e “punës se lirë” nga Evropa dhe të investojnë në mbajtjen e personelit dhe zhvillimin e teknologjisë

Burime zyrtare kane bere me dije se qytetarët evropiane dhe joevropianë që vijnë në Britaninë e Madhe duhet të trajtohen njesoj pas përfundimit të lëvizjes së lirë BE-Britani në 31 dhjetor.

Nderkohe qe Laburistët kane deklaruar me heret se “mjedisi armiqësor” do ta bëjë të vështirë thithjen e punëtorëve. Sekretari i Brendshëm Priti Patel tha se sistemi i ri nënkupton që ne Britani te kene mundesi te vijne me te miret.

Nga ana tjeter qeveria ka deklaruar se me sistemin e pikezimit do te mund te disiplinoje migrimin e pergjithshëm drejt Britanisë. Keshtu, sipas nje skeme te propozuar punëtorët që vijnë nga jashtë në Britaninë e Bashkuar duhet të flasin anglisht dhe kenë një ofertë pune nga nje “punedhenes i deklaruar”. Atyre do t’u jepen 50 pikë nëse do të përmbushin këto kritere.

Ne total emigrantët duhet të kapin 70 pikë që të jenë në gjendje të punojnë në Britani, me pikë që jepen për kualifikime, pagën mbi ofertën dhe punë në një sektor që ka mungesa.

Por, qeveria tha se nuk do të hapte rrugën për punëtorët me aftësi të pakta, ndaj i kërkoi bizneseve të përshtaten dhe rregullohen” deri ne fund të lëvizjes së lirë të njerëzve midis Britanisë dhe BE-së.

Sipas qeverise, 3.2 milionë qytetarët që kanë aplikuar për të qëndruar në Britaninë e Madhe mund të ndihmojnë në plotësimin e kërkesave të tregut të punës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular