BallinaAktualitet“Agroni s’më ka kërkuar seks”/Arrestohet avokati, tentoi që nxënësja të…

“Agroni s’më ka kërkuar seks”/Arrestohet avokati, tentoi që nxënësja të…

Avokati i profesori Agron Bego është arrestuar nga policia e Fierit pasi tentoi të ndryshonte dëshminë e një nxënëseje e cila ishte ngacmuar seksualisht nga Bego.

Mësohet se menjëherë pas videos së publikuar në emisionin “Stop” dje në mbrëmje, policia ndaloi avokatin Niko Bega, 53 vjeç, banues në Fier.

53-vjecari akuzohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një personi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte dëshminë e saj në ngarkim të klientit të avokatit, i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Avokati i  thoshte një personi se çfarë të dëshmonte dhe se si duhej të shprehej nxënësja e cila ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj.

Biseda e avokatit

Shoku i vajzës-Ça po bën? Si kalove?

Avokati i Agron Begos –Si je?Avokat Niko Bega!

Avokati i Agron Begos-Tani për të hyrë në temë!

Shoku i vajzës-Më thuaj!

Avokati i Agron Begos-Unë jam Avokati i Agron Begos.

Shoku i vajzës-Ëëë… po!

Avokati i Agron Begos-Tani..i vajza, që ka bërë filmimin, ka nxjerrë emrin tënd.

Shoku i vajzës-E kam mikeshë, e kam shoqe.

Avokati i Agron Begos-Ke ndonjë ide, se si mund ta ndihmojmë? Se kam informacion, që ti ke ide kështu… kee…

Shoku i vajzës-Po ç’ide mor burrë?!

Avokati i Agron Begos – Ke fantazi… Atëherë po ta them unë, çfarë mund të përmirësojmë… Nëse XXX … vetëm XXX, jo ti… XXX do vij të deklarojë para oficerit të policisë gjyqësore, ose para një noteri, që shiko unë me Agronin kam marrëdhënie shumë të mira, sepse kanë një, dy, ja them unë, se ca duhet të thotë, një, dy, tre, katër… Dhe këto që ka thënë Agroni, realisht nuk janë kështu siç… Nuk janë kështu kështu siç është interpretuar… Por Agroni m’i ka thënë në këtë kontekst… babai im e ka mik dhe ky ka bërë çmos për mua… Nuk më ka kërkuar afera seksuale… kaq mo kaq… nuk më ka kërkuar afera seksuale dhe këto, që i ka përmendur, i ka përmendur në konfidencë… Kaq mo! Mbyllet historia… Tani ne kemi mundësi t’i zvogëlojmë gjërat. Mua një deklaratë e kësaj dreqit… eeee XXX më mbyll shumë kyçe për Agronin… Kupton? Gjërat zvogëlohen dhe ne kërkojmë pushimin e çështjes. Kupton? Dhe nuk bëhet gjyq fare, nuk vjen asnjeri nga ju më në gjyq… Shiko! Synimi im, qëllimi im është të dali Agroni i pafajshëm. Nuk më interesojnë të tjerat fare… fare o absolutisht! Fol me Avokatin e Agron Begos thuaj, të Agronit, që gjërat mos të zmadhohen, se Avokati i Agron Begos ka në dorë, që t’i grumbullojë gjërat tak në një dorë dhe pap- pap-pap… e kupton? Që mos të përhapen, se po qe se do përhapen gjërat, s’di se ku merr ajo… se kyçi kryesor është XXX.

Shoku i vajzës- Po ajo është!

Avokati i Agron Begos-Ajo është autori kryesor. Atëherë, në qoftë se unë i marr një dëshmi XXX, thjesht XXX të thotë, që: Shiko, unë nuk jam në gjendje të mirë psikologjike dhe ashtu e kështu, kaq mbaroi filmi për të gjithë.

Shoku i vajzës – Ça thua, mo burrë?!

Avokati i Agron Begos- Dhe në aspektin… aspektin e etikës, që ka përdorur ato fjalë Agroni, pastaj le të marrë masë shkolla, siç mori në fakt.

Shoku i vajzës- Ça i bënë, ore?

Avokati i Agron Begos –Po e hoqën nga puna.

Shoku i vajzës– E përjashtuan, e hoqën?

Avokati i Agron Begos –Po pra!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular