BallinaKryesore“Pati reagim të fortë”, Bylykbashi tregon ç’ndodhi në tryezën e Reformës Zgjedhore:...

“Pati reagim të fortë”, Bylykbashi tregon ç’ndodhi në tryezën e Reformës Zgjedhore: Si u prit propozimi për moratorium për gjyqtarët

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha në fund të tryezës politike për Reformën Zgjedhore se në mbledhjen e sotme ka pasur përplasje dhe reagime të ashpra. Sipas Bylykbashit, mazhoranca nuk e ka pritur mirë propozimin e opozitës për moratorium për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Bylykbashi tha se kjo është thelbësore, në mënyrë që shqiptarët të kenë një gjykatë të paanshme, të pavarur dhe funksionale, duke shtuar se edhe vetë raporti i OSBE/ODIHR doli në përfundimin se Gjykata e Posaçme ishte gjysmake në periudhën zgjedhore.

“Sot opozita bëri propozimin e paketës tjetër në reformën, në përputhje me kalendarin. Opozita ka propozuar 6 paketa dhe në ditët në vijim do jetë edhe një tjetër për financimin e partive. Propozimi i sotëm ishte themelor, e drejta për t’iu drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavarur. Raporti i OSBE/ODIHR konstaton se si nën presionin politik nga Vettingu, Gjykata e Posaçme ishte gjysmake, në periudhën zgjedhore, dhe nën presionin e Vettingut, e për rrjedhojë nuk ishte e paanshme dhe e pavarur.

Duke qenë se pa një garanci, procesi zgjedhor nuk mund të jetë kurrë i pavarur, kjo paketë është thelbësore për të arritur kompromisin në Reformën Zgjedhore. Pati reagim shumë të fortë nga mazhoranca, e cila do të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat, me të cilat kapin gjyqësorin. Ne këtë nuk do ta lejojmë. Është një proces, që është thelbësisht problematik, ju keni rastin e Dvoranit, që nuk justifikon 100 milionë lekë dhe askush nuk u kujtua ta ankimonte atë vendim të turpshëm dhe sot kemi këtë situatë.

Ne propozojmë që të gjithë ata gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar procesit të Vettingut, dhe ata që nuk janë zënë në kurth, të jenë gjyqtarët që të zgjidhen me kurth. NË fund të procesit, ata t’i nënshtrohen të gjitha rregullave të Vettingut, në mënyrë që të jenë të pastër. Pra, propozimi ynë nuk i heq të drejtën asnjë të korruptuari për të dalë para drejtësisë”, tha Bylykbashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular