BallinaKryesoreNjë DOKTOR për tu patur zili për karrierën 43-vjeçare. Tre dimensionet që...

Një DOKTOR për tu patur zili për karrierën 43-vjeçare. Tre dimensionet që të bien më shumë në sy…

Nga Dr. Xhevdet Sula

Ne kete weekend vendosa te bej nje postim per nje doktor tredimensional dr. Ramazan Bucin.
Ai ne fakt ka me shume dimensione, por mua keto tre me kane rene me shume ne sy gjate nje periudhe 43 vjeçare.
Cilat jane keto, do thoni ju?
1- Dimensioni profesional. Perveçse nje mjek i kualifikuar dhe me shume tituj shkencore,Ai ka sherbyer me devotshmeri gjate gjithe karrieres se tij pothuaj gjysem shekullore,ne menyre te atille qe do e kishte zili edhe vete Hipokrati. Mund te jete rast unikal ne bote qe nje doktor te mos i vendos çmim punes se tij.
Nuk mund te dale asnje edhe pacient i vetem te thote te kunderten.
2- Dimensioni letrar. Pasioni per letersine eshte aq i madh sa biblotekae tij personale, eshte e mbushur me libra te panumert.
Passioni i tij letrar shprehet dhe kuptohet edhe ne kulturen dhe intelektin e tij ne bisedat e zakonshme.
3- Dimensioni politik. Karizma e Doktorit ne kete fushe eshte shume e dukshme dhe e suksesshme per opinionin e gjere. Problemi eshte se duke qene kundershtar dhe kriticien i padrejtesive qe krijohen sistematikisht nga parti te ndryshme, nuk eshte pare me sy te mire nga lart,por kjo nuk e ka penguar ate te jete nje njeri i respektuar dhe i vlersuar ne maximum nga njerezit e shtresave te ndryshme. Kudo ku ka punuar dhe drejtuar ka patur jo pak sukses. Kohet e fundit si drejtor i Poliklinikes se Laprakes ka sjellur nje revolucion si ne infrastrukture ashtu edhe ne sherbimin mjeksor.


Per te mos e zgjatur, sepse doktori ka edhe dhunti te tjera, si per shembull eshte pasionant i historise dhe i arkeologjise, gje qe tregojne vizitat brenda dhe jashte vendit te muzeve dhe qendrave te shumta historike dhe kulteve e skulpturave te vjetra.
Ne fund verej se doktori ka nje performance fizike per tu admiruar dhe jam i bindur se do e ruaj ate per nje kohe te gjate. Une e uroj ate per kete! Pres edhe komentet tuaja per kete figure gjigande te mjeksise shqiptare. Marre nga FB i autorit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular