BallinaKryesoreGazmend Koduzi: Shëndetësia në varfëri të thellë financiare sepse është e nënfinancuar...

Gazmend Koduzi: Shëndetësia në varfëri të thellë financiare sepse është e nënfinancuar dhe e vjedhur

Nga Gazmend Koduzi

Shëndetësia shqiptare është në varfëri të thellë financiare sepse është e nënfinancuar dhe e vjedhur. Shqipëria është në vendin e fundit në rajon për financimin e shëndetësisë me 2.8% te GDP (sipas OECD 2018), por është në vend të parë ne rajon dhe Europë për pagesat direkte nga xhepi me 58% të shpenzimeve shëndetësore (ËHO 2019).
Ka një korelacion të fortë midis nivelit të financimit publik dhe shpenzimeve nga xhepi, ku Bosnja Hercegovina mban vendin e parë në rajon për financimin shëndetesor me 6.5% te GDP dhe vendin e fundit për pagesat direkte nga xhepi me 29% të shpenzimeve në shëndetësi. Pagesat direkte nga xhepi janë shkaktare për futjen në varfëri të familjeve shqiptare, ku bazuar në vëzhgimit e buxhetit të familjeve, 13% e familjeve shqiptare kanë shpenzime katastrofike për kujdes shëndetesor.
Nënfinancimi i sistemit shëndetësor është pasojë e politikave të gabuara qeveritare dhe mentalitetit që rrjedh nga ekonomia socialiste, e cila e shikonte shëndetësine si sektor joprodhues por që konsumon të mira materiale. Por, sistemi shëndetësor prodhon shëndet, çfarë jep kontribut të rëndësishëm në progresin ekonomik, sepse popullata e shëndetëshme jeton më gjatë, është më produktive dhe kursen më shumë.
Hapi i parë në transformimin e financimit të sistemit shëndetësor është i lidhur me ndryshimin në këndvështrimin e tij si sektor prodhues dhe shërbimi. Kjo do të çojë në transformimin e mënyres së financimit të kujdesit shëndetësor, si me grumbullimin e fondeve ashtu edhe me mënyrën e blerjes së shërbimeve shëndetësore. Grumbullimi i fondeve duhet te fuqizohet me qëllim rritjen e parapagesës përmes skemave të sigurimeve shëndetësore, çfarë sjell uljen e pagesave direkte nga xhepi. Zëvendësimi i konceptit të financimit të institucioneve shëndetësore bazuar në buxhet historik, me atë të blerjes së shërbimeve, bazuar ne DRG në spitale apo në kapitacion në mjeksinë familjare, si dhe ndjekur nga parimi “paraja ndjek pacientin”, do të nxisë një transformim rrënjësor të kujdesit shëndetësor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular