BallinaAktualitetEMRAT/Padia e Metes në SPAK, janë akuzuarit për shpërdorim detyre, falsifikim dhe…

EMRAT/Padia e Metes në SPAK, janë akuzuarit për shpërdorim detyre, falsifikim dhe…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.

Mësohet se bëhet fjalë Etilda Gjonajn, ministren e Drejtësisë, Gentian Devën, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë si dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:
1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;
3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal
4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

“Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.”, thuhet ne njoftimin e Presidences.

Meta u shpreh se është i vendosur të vijojë shpartallimin e tentativës së grushtit të shtetit duke qartësuar se ka kallëzuar për disa vepra penale Gjonajn dhe dy titullarët e kësaj ministrie, që i cilëson si një celulë të strukturuar dhe bandë të rrezikshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular