BallinaAktualitetPartnerët e Projektit SWAN

Partnerët e Projektit SWAN

Shqipëria do të jetë pjesë e një platforme dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme, të prodhura dhe të përdorura nga industritë e ndryshme. Kjo do të bëhet e mundur me anën e projektit SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Balkanin), i cili është një projekt që financohet nga fondet e BE dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse si Shqipëria, Greqia, Qipro dhe Bullgaria.Partnerët e Projektit SWAN vijnë si nga Institucionet shtetërore të këtyre vendeve edhe nga organizata dhe unione të tjera të cilat,janë:                                                                                                                      Partneri 1) – Asociacioni i Komunave në Rajonin e Atikës (EDSNA), Greqi – Partneri Lider i projektit, i cili është autoriteti i Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta për të gjithë bashkitë dhe komunat e rajonit të Atikës dhe është përgjegjëse për zbatimin e planit të menaxhimit dhe infrastrukturën e mbetjeve të ngurta.

Partneri 2) – Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë, autoriteti me i lartë publik i Greqisë përsa i përket cështjeve mjedisore.

Partneri3) -Universiteti i Egjeut (Greqi), Dega e Kërkimeve, Departamenti i Administrim Bisnesit

Partneri 4)  –Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, institucioni publik Shqiptar përgjegjës për formulimin dhe zbatimin e politikave mjedisore.

Partneri 5) – PSEDA- ILIRIA – Shoqata për Mbrojtjen dhe Zhvillimin Mjedisor dhe Social, është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, me aktivitetin e saj kryesor kontributin në mbrojtje të mjedisit.

Partneri 6) – Shoqata Industriale Bullgare – Bashkimi i Biznesit Bullgar, një organizatë jo-qeveritare vullnetare e Industrise së Bullgarisë.

Partneri 7) – Universiteti i Teknologjisë i Qipros (Qipro), Departamenti i Teknologjise dhe Shkencave Mjedisore, i cili është shumë i përfshirë në numër të madh projektesh kërkimore në fushën e mjedisit.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian      dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular