BallinaAktualitet“S’është vendosur ende nëse do kthehet në karantinë”, drejtori e spitalit të...

“S’është vendosur ende nëse do kthehet në karantinë”, drejtori e spitalit të Kavajës mohon dorëheqjen

Pasi komunikoi dorëheqjen nga detyra për ‘News24’, drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu e ka mohuar, duke publikuar dhe një sqarim në “Facebook”. Teksa ka bërë të ditur se mes tij dhe kreut të Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka pasur një debat, Përparim Daiu ka sqaruar për ‘miqtë e tij’ se nuk ka dhënë dorëheqjen. Daiu pohoi për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Kelment Baçi se për çështjen e karantinës ai ka dhënë mendimin e tij por nga ana tjetër brenda pak minutash është ‘kthyer’ sërish në detyrë .

Daiu

“Nuk kemi marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në spitalin tonë. Nuk ka vend për panik për aq kohë sa asgjë nuk është vendosur.”, tha ai. Daiu ka pranuar së në spitalin e Kavajës janë kryer disa punime, si lyerje fasade dhe vendosje dushesh por kjo ishte e parashikuar shumë më herët, përpara se të nisnin diskutimet për karantinën.

Gazetari Baçi raporton se përpara 3 muajsh Daiu kishte dhënë dorëheqjen por nuk iu pranua nga Ministria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular