BallinaAktualitetU largua ditën e dasmës me të dashurin, 17 vjeçarja përdhunohet nga...

U largua ditën e dasmës me të dashurin, 17 vjeçarja përdhunohet nga shokët e tij

spot_img
spot_img

Një vajzë 17 vjeçare ishte larguar me të dashurin ditën kur do martohej me personin që ishte e fejuar dhe si shpërblim u detyrua të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e tij. Do të martohej po atë datë.

17 vjeçarja nga Gjilani nuk deshi të martohej me personin që ishte e fejuar dhe kishte vendosur që të braktisë familjen e të largohej në mesnatën e 23 shkurtit.

Menjëherë prindërit e saj kishin lajmëruar rastin në Policinë Rajonale të Gjilanit, por më 24 shkurt familja njoftoi se e bija ishte kthyer sërish në shtëpi.

Bazuar në dëshminë që  ajo ka dhënë  në Policinë e Kosovës, e mitura ishte detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.

Dhunimi seksual ndaj saj kishte vazhduar edhe gjatë rrugës për në shtëpi.

Menjëherë policia ka vendosur në pranga tre prej katër të dyshuarve.

Të arrestuarit kanë treguar versionin e tyre para instancave por Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve S.I, A.A dhe S.L pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “Dhunimi”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular