BallinaAktualitetLigji për dividentin/Presidenti Meta: Krim flagrant, së shpejti padi në SPAK

Ligji për dividentin/Presidenti Meta: Krim flagrant, së shpejti padi në SPAK

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka denoncuar miratimin e ligjit për dividentin

Në një konferencë për shtyp, Meta e quajti miratimin e ligjit “krimi të tmerrshëm kushtetues të konsumuar nga sekti mafioz në krye të grushtit të shtetit dhe me pasoja të rënda”.

Ka dhunuar hapur Kushtetutën e Shqipërisë që shumë shpejt do të japin llogari para popullit shqiptarë dhe drejtësisë së re. Nuk do të ketë shpëtim për ta. Kushtetuta në nenin 155 është kujdesur të bëjë të qartë se taksat tatimet dhe detyrimet financiare, kombëtare dhe vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i disa kategorive, përcaktohet me ligj dhe ligj kit nuk i jepet fuqi prapavepruese. Sipas këtij nenei, është e qartë se çdo lehtësim fiskla nuk mund të jetë efekt prapaveprues.

Barazia para ligjit, tipar themelorë i Kushtetutës sonë, por ça bëri ky sekt mafioz? Rilindja miratoi ligjin për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat e ndryshuara, në dëm të sipërmarrësve të ndershëm. Në një nen, madhëri kuvendi,. Vendosi që tatimi me divident fitimi u bë nga 5-8%, me efekt prapaveprues. Kjo dhunon hapur nenin 155 të Kushtetutës, sepse kjo do të thotë diskriminim para ligjit.

Pasoja e këtij krimi është e pabesë, goditej e rëndë dhe pas shpine për mijëra biznese të ndershme shqiptare dhe të huaja që kanë paguar tatim prej 15%, ndërkohë me këtë dhunim të kushtetutës, do të favorizoheshin duke paguar jo 15, por 8% për të kaluarën. Për këtë unë vendosa kthimin për rishqyrtim të ligjit, ky dekret iu përcoll kuvendit më 20 dhjetor 2018, por në të njëjtën ditë që Presidenti i thotë Kuvendit thirrni mendjes se po krijoni një precedent të tmerrshëm, Kuvendi zhvilloi seancë plenare, ku komisioni shqyrtoi në mënyrë ët fshehtë dekretin e Presidentit, pa e thirrur Presidentin për të dhënë arsye pse e kishte kthyer. Dhe po në të njëjtën ditë, e miratuan fshehurazi në seancë plenare. Mavri Kuvendi dhunoi hapur dhe tmerrshëm Kushtetutën e Republikës, shkeli me të dyja këmbët ligjin, duke futur në mënyrë të fshehtë dekretin e presidentit për ta botuar në Fletoren Zyrtare. Kishin si qëllim rrëzimin e dekretit të Presidentit, pa shumë zë. Ju bëj me dije se për këtë krim të dëmshëm, do paraqes në SPAK kallëzimin penal për vendosjen para drejtësisë të gjithë autorëve të saj”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular