BallinaAktualitetMeta: Gruaja e Bilalit të mos provokojë më Haradinajn, ka 40 varre...

Meta: Gruaja e Bilalit të mos provokojë më Haradinajn, ka 40 varre në oborr…

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një paralajmërim të fortë kryeministrit Rama, ndërsa i tha që të mos provokojë më ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi do ta marrë përgjigjen nga Shqipëria.

Deklarata e Presidentit Meta vjen pas komenteve të kryeministrit Rama,  për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Në një konferencë për shtyp, ku denoncoi ligjin për dividentin, Kreu i Shtetit theksoi se Ramush Haradinaj mund të ketë probleme si deputet, por se është hero i të gjithë shqiptarëve, duke shtuar se Rama është “turpi i tyre”.

 

Misioni i gruas së Bilalit është përçarës dhe jo vetëm brenda vendit. Një nga objektivat e tij është të krijojë përçarje mes shqiptarëve dhe rajonit. Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë vijën e kuqe, edhe në raport me çështjen ndërkombëtare, po e provokon shumë Haradinajn. Kush e përkrahu e para taksën 100% të Haradinaj? Gruaja e Bilalit. Pastaj kur i thanë që ke një fotografi të bërë këtu në kundërshtim me ligjin dhe ca gjëra të tjera se gruaja e Bilalit nuk mbanë mend se çfarë bën në jetë  e saj, pastaj ndryshoi mend. Po i them të mos e provokojë më Ramush Haradinajn.

Si politikan mund të ketë 500 probleme, por Ramush Haradinaj, për të gjithë shqiptarët, në Kosovë, Shqipëri e gjithë botën, është një hero i gjallë. Ndërsa gruaja e Bilali, për të gjithë shqiptarët është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen e Ramush Haradinajt, se familja e Ramush Haradinajt në oborrin e saj ka të hapur 40 varre, 40 kushërinj që kanë dhënë jetën për Kosovë dhe të mos e provokojë më atë se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Ne nuk mund të pranojmë lojëra të tilla përçarëse, provokuese”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular