BallinaKryesoreManifestimi, Salianji: Kauza e Metës është e drejtë, askush s’ka rrëzuar provat...

Manifestimi, Salianji: Kauza e Metës është e drejtë, askush s’ka rrëzuar provat e tij për “grushtin e shtetit”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar për News24 se PD do ta mbështesë manifestimin e presidentit Ilir Meta në 2 mars, sepse kauza që përfaqëson është e drejtë dhe asnjë nga maxhoranca nuk ka arritur deri më tani të kundërshtojë me fakte, provat e publikuara nga Kreu i Shtetit, në tentativën që ai e quan grusht shteti nga Partia Socialiste.

“Kauza e drejtë, të mbrojmë Kushtetutën. Kushtetuta ka garant Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese. Asnjë s’ka rrezuar pretendimet e presidentit për falsifikim”, ka thënë ish-deputeti.

Ndërkohë, Salainji ka edhe një përgjigje për ata persona e analistë që kanë hedhur tezat se Meta, me këtë manifestim, kërkon të marrë në dorë, opozitarizmin në vend.

“Nuk shikoj tentativë të Metës për t’u përfshirë në opozitë”, ka shtuar Salianji, në intervistën për gazetarin Osman Stafa.

Ish-deputeti demokrat ka thënë, gjithashtu, se manifestimi në mbrojtje të Kushtetutës, i thirrur nga Presidenti, do të jetë një protestë me flamuj, edhe lule, e nuk do të ketë skenar dhune.

“Çdo qytetar të jetë pjesë e tubimit paqësor. Tubimi i thirrur me flamuj e lule”, ka përfunduar ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular