BallinaAktualitetLuçiano Boçi publikon VKM: Tjetër pabesi e Besës dhe e Ramës për...

Luçiano Boçi publikon VKM: Tjetër pabesi e Besës dhe e Ramës për studentët

Luçiano Boçi publikon VKM-në: Asnjë student i shkëlqyer shqiptar nuk do të mbështetet më nga shteti i tij, në ciklin e parë të studimeve, bachelor,

Nuk kanë fund vendimet arbitrare e mashtrimet e Ramës dhe të Besës ndaj studentëve, ndërsa propaganda fryhet çdo ditë.
Sipas VKM 160, 19. 02. 2020 për fondin e ekselencës, asnjë student i shkëlqyer shqiptar nuk do të mbështetet më nga shteti i tij, në ciklin e parë të studimeve, bachelor, edhe nëse fiton të drejtën e studimit në një nga 15 universitetet më të mira të botës.
VKM 483, 16. 07. 2014 që i jepte këtë drejtë studentëve rrëzohet.
Kjo do të thotë që maturantët që aplikojnë sivjet në këto universitetete, duhet të heqin dorë nga ëndrra dhe merita e tyre për mbështetje financiare nga qeveria.
Asnjë prej tyre nuk mund të shkojë më në Oksford, Harvard apo diku ku spikatja e shqiptarëve ka qenë shembullore.
Fondit qesharak për ekselentët i shtohet dhe ky përjashtim.
Rama dhe Besa nuk duan.
Fobia e tyre për elitat është e tmerrshme.
Pallavrat e Paktit për Universitetin e pakteve të tjera, janë thjesht mashtrime.
Investimi disavjeçar i studentëve dhe familjeve, talenti i tyre përçmohet dhe zhvlerësohet kështu sa hap e mbyll sytë, me një të rënë të lapsit, duke i mohuar studentëve një të drejtë kushtetuese.
Në pamundësi financiare, tani ata do detyrohen të zgjedhin universitete të dorës së dytë, ose diploma shqiptare që i nxisin të degdisen më pas jashtë vendit përgjithmonë.
Ekselenca e tyre zhbëhet.
Talenti i tyre shuhet përgjithmonë.
Investimi i tyre zerohet.
Ne shdërrohemi në vendin ekzemplar vrasës serial të elitave.
Rama largon përgjithmonë ata që diplomohen këtu.
Rama nxit të braktiset ky vend nga të rinjtë e të gjitha profesioneve.
Rama përze pa kthim më të mirët, duke i mohuar mbështetjen.
Rama dhe qeverisja e tij po e vrasin çdo ditë këtë vend.
Shqipëria po fiket…
Largimi i regjimit të pabesëve dhe kushtetutshkelësve është kryefjala e ditës!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular