BallinaShow BizzGaz Paja flet për largimin nga Portokalli

Gaz Paja flet për largimin nga Portokalli

Është përfolur jo pak mbi largimin e Gaz Pajës nga “Portokalli”. Por, këtë herë ka folur vetë aktori lidhur me këtë çështje në një intervistë për ‘Motor Plus’ në Vizion Plus.

Paja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një largimi, në rast se diçka më e mirë i ofrohet diku tjetër. Çfarë do të ndikonte tjetër në marrjen e këtij vendimi do të ishte dhe ndryshimi i linjave që ndjek televizioni ku aktori vijon të jetë aktiv (Top Channel). “Pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo”, ka theksuar ai.

Gazi është pjesë e spektaklit të humorit prej më shumë se një dekade, megjithatë mundësitë për ta ndërprerë këtë marrëdhënie duket se nuk janë të pakta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular