BallinaAktualitetAkuzat e Ramës, Meta: S'dua të merrem me deklaratat e "një zonje...

Akuzat e Ramës, Meta: S’dua të merrem me deklaratat e “një zonje të nderuar si gruaja e Bilalit”

Presidenti Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama bërë sot në seancë plenare. Në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin Bullgar Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama.

“Nuk do dëshiroja të shprehesha për cështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive.” – u shpreh Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular