BallinaKryesoreMeta i përgjigjet Ruçit: Duhet të vendosësh përfundimisht, me shtetin e së...

Meta i përgjigjet Ruçit: Duhet të vendosësh përfundimisht, me shtetin e së drejtës, apo grupin mafioz?!

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili, duke folur për përplasjet e forta Presidencë-Mazhorancë, tha se e pret në çdo kohë Metën në Parlament, ose i lexon çdolloj mesazhi të shkruar, që ai do t’i nisë.

Meta ia ktheu Ruçit me një pyetje, teksa tha se Presidenti i ka kërkuar atij bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë për situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka marrë përgjigje prej tij.

“Po dëgjoja Rucin pak më parë lidhur me këtë çështje, kam vetëm një pyetje shumë miqësore dhe institucionale: Pse duhet të krijohet gjithë kjo situatë, kur presidenti i ka kërkuar në kohën e duhur atij bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë në përputhje me përcaktimin e Kushtetutës, dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigjeje. Të hënën në mëngjes, tre orë para se të vendosnin për vakancat, kam bërë dhe një mesazh publik.

Mendoj se ai duhet të kërkojë hetim për çështjen e ministres së Drejtësisë, sepse e kupton shumë mirë se është një vepër e patolerueshme. Duhet një analizë edhe nga vetë Kuvendi për t’u pozicionuar përfundimisht në anën e shtetit të së drejtës apo në anën e një grupi mafioz”, tha Meta, duke paralajmëruar qeverinë se “Duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos përgatiten për alibi dhe të shpikin, siç dëgjova dhe dje, që gjoja presidenti iu ka thënë kryeministrave të mos na çelen negociatat. Presidenti është për integrimin sa më shpejt”.

15 marsi, datë e panegociueshme?
Integriteti i Gjykatës Kushtetuese është vijë e kuqe flakë, e patë uraganin kuqezi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular