BallinaKryesoreVIDEO/Derbi Vllaznia-Tirana. Pallati i Sportit në Shkodër shperthen: Rama ik! Meta zbret...

VIDEO/Derbi Vllaznia-Tirana. Pallati i Sportit në Shkodër shperthen: Rama ik! Meta zbret ne fushe…

Presidenti Ilir Meta, ka qenë i pranishëm sot në Shkodër, ku ka ndjekur derbin e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj.

Kreu i shtetit është shfaqur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të shijuar emocionet e ndeshjes së vlefshme për kampionatin shqiptar të basketbollit, i shoqëruar edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Para fillimit të takimit, Meta ka zbritur në parket duke takuar lojtarët e të dyja skuadrave si edhe stafet drejtuese, ndërsa, sikurse mudn ët dëgjihet edhe në video, në pallatin e sportit të Shkodrës janë dëgjuar thirrjet “Rama ik!”

 

Me një shënim në facebook, Presidenti ka postuar edhe foto nga stadiumi së bashku me Voltana Ademin, të cilës i referohet si kryebashkiakja e Shkodrës.

Edhe pak minuta për të shijuar derbin Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj, bashkë me Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi. I lumtur të shoh kaq shumë sportdashës!”, shkruan Meta në facebook.

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Kreu i Shtetit nuk dekretoi datë të re zgjedhjes në kryeqendrën e veriut, për shkak se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular