BallinaAktualitetKoronavirusi, ish-deputeti ndërpret punën tek kompanitë e tij: Do të punohet nga...

Koronavirusi, ish-deputeti ndërpret punën tek kompanitë e tij: Do të punohet nga shtëpia

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka vendosur të ndërpresë punën për 1 mijë punonjës në kompanitë e tij për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Shehaj shprehet se izolimi në shtëpi dhe dalja jashtë vetëm për blerje të ushqimeve dhe ilaçeve është mënyra më e mirë për të luftuar koronavirusin.

“E vetmja mënyrë të pengohet një epidemi e mundshme është qendrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerje a ushqimeve dhe ilaçeve.

Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim!

Për këtë arsye kam vendosur ndërprerjen e punës në kompanitë e mia në Tiranë të rreth 1 mijë punonjësve dhe aktivizimi i punës nëpërmjet Smart Working.

Pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke përdorur teknologjinë”, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë

E vetmja mënyrë të pengohet një epidemi e mundshme është qendrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerje a ushqimeve dhe ilaçeve.

Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim!

Për këtë arsye kam vendosur ndërprerjen e punës në kompanitë e mia në Tiranë të rreth 1 mijë punonjësve dhe aktivizimi i punës nëpërmjet Smart Working.

Pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke përdorur teknologjinë.

Është vendim drastik, por fatkeqësisht është e vetmja mënyrë e sigurtë për të ruajtur shëndetin e bashkëpunëtorëve të mi dhe familjeve të tyre. Kam përjetuar personalisht përhapjen e koronavirusit ne Milano dhe jam i bindur që duhet të mësojmë nga gabimet në Itali edhe të marrim menjëherë masa drastike.

Të gjitha përkujdesjet mund të ndihmojnë për ndalimin e epidemisë, por e vetmja gjë e sigurt është kufizimi në maksimum i kontaktit mes njerëzve.

Lutem dhe uroj me gjithë zemër që ta kalojmë këtë fatkeqësi pa pasoja njerëzore dhe kosto të mëdha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular