BallinaAktualitetKoronavirusi/Rama kopjon një tjetër propozim të Bashës: Dy jave leje prindërve me...

Koronavirusi/Rama kopjon një tjetër propozim të Bashës: Dy jave leje prindërve me fëmijë të vegjël

Qeveria ka vendosur ti japë leje 2 javorë një prindi që është në marrëdhënie pune. Edhe këtu duket se Rama ka vendosur që të kopjojë një tjetër propozim të bërë nga kreu i opozitës Lulzim Basha.  Basha shkruajti dje se qeveria duhet të kompensojë prindërit që janë marrëdhënie pune.

‘Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura’, shkruante dje Basha në Twitter.

Pas vendimit per mbylljen me dy jave te institucioneve arsimore ne vend, perfshire cerdhe dhe kopshte, Këshilli i Ministrave ka vendosur sot dy jave leje per njerin nga prinderit qe do te kujdeset per femijen, apo femijet e mitur.

Sipas vendimit te Qeverise, nga data 10 deri më 23 mars, ata do te jene te lire nga puna dhe do të kujdesen për fëmijët.

Ne piken e pare te vendimit Qeveria thekson se perfitojne punonjesit e administrates shteterore, njeri nga prinderit.

Nderkohe qe ne piken e dyte theksohet:

Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID 19 u bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1 të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular