BallinaAktualitetOFL u nis letrat dy të fortëve të tjerë, duhet të vetëdeklarojnë...

OFL u nis letrat dy të fortëve të tjerë, duhet të vetëdeklarojnë pasuritë. Janë dënuar për…

Dy persona të dënuar për trafik droge duhet të provojnë ligjshmërinë e pasurisë së tyre.

Në zbatimit të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Gjatë ditës së sotme OFL i ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, Vangjel Zijaj, banues në Fier, dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Pasurinë duhet ta provojë edhe Ervis Rapo, banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular