BallinaAktualitetSkandal shtetëror/Denoncimi i Gazment Bardhit: Maskat e mjekëve të skaduara që në...

Skandal shtetëror/Denoncimi i Gazment Bardhit: Maskat e mjekëve të skaduara që në 2011

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi së bashku me Bardh Spahinë dhe Albana Vokshin kanë denoncuar nga Kamza shpërndarjen e 1 milion e 200 mijë maskave të skaduara prej dhjetorit të 2011.

Bardhi shprehet se PD ka marrë denoncime të shumta lidhur me maskat që irritonin fytyrën dhe dolën në konkluzionin se kutitë e maskave kishin një pullë që mbulonte datën e skadencë, dhe pas saj ishte data e vërtetë që shënonte dhjetor 2011.

Bardhi bën përgjegjëse për këtë ‘akt krimina’ ministren Ogerta Manastirliu dhe i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të urdhërojë prokuroritë e rretheve menjëherë sekuestrimin në cilësinë e provës të këtyre maskave.

”Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë për stafin mjekësor maska mbrojtëse që janë nga këto kuti. Nga data 28 deri më sot kemi marrë denoncime nga mjekë që janë shpërndarë me propagandë 1 milion e 200 mijë maska.
Kemi marrë denoncim që nga përdorimi i këtyre maskave kanë pasur irritim në fyrytë. Kemi verifikuar problemin që çonte dhe në probleme me frymëmarrjen. Njihemi me një fakt tronditës të papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe akt kriminal.

Këto kutia kanë një pullë që ka bllokuar datën e skadencës. Nëse e heq sheh që data e skadencës është 20 dhjetor 2011. Kjo tregon që Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet janë përfshirë në nëj veprimtari kriminale.

Këto nuk janë mjete mbrojtëse mjekësore por mbetje shëndetësore që duhet të asgjesoheshin. Mjekët janë të pambrojtur dhe i rrezikohet shëndeti. Për këto maska janë paguar edhe para dhe Ministria është përshirë në një krim të manipulimit duke i vendosur në dispozicion mjekëve mbetje.
Kam dy apele nga qendra shëndetësore e Kamëz

Prokurori i Përgjithshëm, ky është një krim i rëndë, me përgjegjëse ministren e Shëndetësisë për t’i dhënë mjekëve mbetje.
Sot gjithë shqiptarët i kanë sytë nga mjekët dhe personi mjekësor. Cënimi i jetës së tyre është cënim për jetën e gjithë qytetarëve.
Kërkuam marrjen e masave edhe në vendin tonë. Ka nevojë për përgjegjshmëri, përulësi dhe fonde për të pajisur mjekët. S’ka nevojë për propagandë dhe shfaqje.

Qeveria të lërë propagandën dhe të mbrojë stafin mjekësor. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që në këtë moment pa asnjë vonesë të urdhërojë të gjithë prokuroritë e rretheve të sekuestrojnë këto kuti të skaduara të mjeteve spitalore që mjekëve i janë dhënë për të përballuar situatën me koronavirusin.
Në përgjegjësinë tonë për të denoncuar çdo gjë që cënon jetën e personelit mjekësor dhe të gjithë qytetarëve.”- tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular