BallinaAktualitetMjeku shqiptar në Gjermani: Ka disa kushte për vetizolimin, në Shqipëri nuk...

Mjeku shqiptar në Gjermani: Ka disa kushte për vetizolimin, në Shqipëri nuk ka aparat ECMO, rreziku është i madh

Mjeku shqiptar në Gjermani Alk Shehu  në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, tha se në Gjermani janë skeptikë ndaj vetizolimit pasi kërkohen disa kushte ekonomike dhe shëndetësore.

Ai shtoi se në Shqipëri nuk ka pajisje ECMO, që përdoret kur nuk funksionin një pajisje respiratore.

ShehuKarantinizimi i pacientëve, ndryshe nga ajo që po thuhet në Shqipëri, që të vetizolohen, këtu në gjermani janë shumë skeptikë. Duhet të plotësojnë disa kushte që ta bëjnë këtë; duhet të kenë një nivel social kulturor dhe ekonomik, duhet të jetojnë vetëm, jo me familjarët, kur sistemi parësor shëndetësor duhet ta kontrollojë dhe t’i dërgojë vizita. 

I kushtohet shumë rëndësi terapisë intensive, në Shqipëri ka vetëm 140 respiratorë dhe 0.4 krevate respiratorë për 10 000 banorë, ndërsa Gjermania ka 4-5 për 10 000 banorë. Sot u tha se të gjitha resurset do të përqendrohen te terapia intensive. Nëse respiratori nuk bën punë, kalohet në ECMO, që është oksigjenimi i gjakut jashtë mushkëritë, që Shqipëria për fat të keq nuk ka asnjë aparaturë për momentin. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular