BallinaKronikeAUDIO/Telefonatë nga burgu i Reçit: Jemi ngritur në revoltë

AUDIO/Telefonatë nga burgu i Reçit: Jemi ngritur në revoltë

Në burgun e Reçit në Shkodër, të burgosurit thonë se janë lënë pa asnjë mbrojtje pasi dyshojnë se ka të dënuar të cilët janë të prekur nga koronavirus.

Në një bisedë telefonike me gazetarin Nenad Nikshici, një nga të burgosurit thotë se ka dy të dënuar në sektor, nga të cilët njëri është shumë i sëmurë që i bie të fikët dhe një tjetër që i ka ardhur një i afërm nga Italia dhe ka të vjella dhe dhimbje koke.

Ai thotë se të dënuarit po kundërshtojnë autoritetet duke djegur batanijet në mënyrë që të marrin vëmendjen e tyre. Deri tani nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga drejtoria e Burgjeve. Pak ditë më parë në 27 burgje të Italisë pati revolta që përfunduan me të paktën 6 viktima.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular