BallinaAktualitetMjeku Ivanaj: Masat e marra të duhura, nuk e kemi arritur ende...

Mjeku Ivanaj: Masat e marra të duhura, nuk e kemi arritur ende kulmin e Koronavirusit

Shqipëria është një nga vendet e botës që është prekur nga koronavirusi. Mjeku Arben Ivanaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV  Ora thotë se ende ky virus nuk e ka arritur kulmin.

Ai argumentoi se masat e marra deri tani nga autoritetet shtetërore janë të duhura, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Arben Ivanaj: Është një virus që ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, kush është kurba e zhvillimit të virusit. Nuk dimë sesi ka ardhur.  Nuk dimë medikamentet që duhet të përdoren. Nuk kemi vaksinë. Nuk e kemi arritur pikun e sëmundjes. Një epidemi zgjat nga 8 deri në 12 javë. E vetmja mënyrë për të parandaluar virusin është kjo që po bëhet, e ashtuquajtura karantinë. Kjo është e vetmja masë për ta ngadalësuar përhapjen. Moshat e reja, veçanërisht fëmijët edhe pse rreziku për jetën e tyre është zero, ata janë përhapësit më të mirë. Masat janë marrë në kohën duhur dhe janë marrë ato masa qe duheshin marrë.  Akoma jemi larg të të pasurit një medikament ose të pasurit një vaksinë, që do të zgjidhte problemin e trajtimit.

Mjeku tha se duhen marrë masa të tjera shtesë. Ndërsa për ekipin shëndetësor u shpreh se duhen të respektojnë kushtet strikte nga mjekët, infermierët dhe sanitarët.

I pyetur nëse duhet të ishin bllokuar vajtje-ardhjet nga Itali që në momentin e parë, Ivanaj u shpreh kundër.

Arben Ivanaj: Personalisht jam kundër. Po marr dy shembuj. Është qyteti i Strasburgut, praktikisht e ndan një lumë, si puna e Lanës, pjesa gjermane dhe pjesa franceze. Aty është një urë 150 metër e gjatë. Ka që dje që është vendosur postblloku. I matet temperatura të gjitha atyre që hyjnë në Gjermani. Janë 30% e popullatës që hyjnë dhe dalin cdo ditë në të dy anët e lumit. Edhe në qytetin Mëndo, në kufrin Francë – Itali, edhe aty 50 % e popullatës këmbëjnë. Ckuptim ka të mbyllim kufirin me shtetin tjetër kur një e treta e popullatës jeton në Greqi dhe Itali.  

Mjeku përsëriti edhe njëherë apelin që të gjithë duhet respektojnë atë që thuhet zyrtarisht. Këshillat e higjienës personale dhe rregullat e karantinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular