BallinaAktualitet“Perimetri do të mbyllet edhe pas të dielës”! Rama: Ja kur hapen...

“Perimetri do të mbyllet edhe pas të dielës”! Rama: Ja kur hapen rrugët për të hyrë në Tiranë-Durrës

Kryeministri Edi Rama paralajmëron blindimin e dy qyteteve kryesore në vend, Tiranës dhe Durrësit, edhe pas të dielës.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se sipas të gjitha gjasave perimetri do të mbyllet përsëri, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Ndër të tjera, ai iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë në Tiranë dhe Durrës, por që janë larguar gjatë fundjavës në qytete të tjera, të kthehen të dielën pas mesnatës, deri të hënën në orën 08:00.

Mesazhi i Ramës:

🔴 KUSH BANON NË TIRANË-DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT. SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI DO TË MBYLLET PËRSËRI

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular