BallinaBotaPresidenti i Brazilit rezulton me koronavirus, 6 ditë më parë takoi Trump-in...

Presidenti i Brazilit rezulton me koronavirus, 6 ditë më parë takoi Trump-in në Florida

Presidenti Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi edhe një anëtar i stafit të tij në kabinetin qeveritar ishte më parë i infektuar.

Por 6 ditë më parë Bolsonaro ishte në Florida të SHBA-së ku u takoi me presidentin Donald Trump. Madje edhe anëtari tjetër i prekur, Fabio Wajngarten i cili është drejtor i komunikimit ishte në këtë takim.

foto galeri

Menjëherë ka reaguar Shtëpia e Bardhë e SHBA ku ka thënë se Presidenti Trumo dhe zëvendësi i tij Mike pence nuk kanë asnjë kontakt me personin që rezultoi pozitiv prandaj nuk do ta bëjnë testin tani.

“Si Presidenti dhe Zëvendës Presidenti nuk kanë pothuajse asnjë ndërveprim me individin që testoi pozitiv dhe nuk kërkojnë që të testohen në këtë kohë,” tha shefi i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

Teksa në Brazil numri i të infektuarve ka shkuar në 85 të prekur teksa në Amerikën Latine vetëm Uruguai, Venezuela, Surinami apo Guinea Franceze kanë mbetur pa u prekur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular