Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Halil të Fushë-Krujës.
Viktimë raportohet të ketë mbetur 35-vjeçari, Julian Halili.
Mësohet se i riu është qëlluar nga xhaxhai i tij, Shkëlqim Halili
Ende nuk dihen arsyet e krimit. Autori është në arrati dhe mësohet se ka me vete një kallashnikov dhe një pistoletë.
Policia Fushë Krujë/ Informacion paraprak
Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. H., 41 vjeç, nga xhaxhai i tij shtetasi Sh. H., rreth 50 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , si dhe grupi hetimor.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori dhe vijon puna për kapjen e tij.