BallinaAktualitet“E patolerueshme të punohet në Call Center dhe fasoneri”- Mjeku: Gabim i...

“E patolerueshme të punohet në Call Center dhe fasoneri”- Mjeku: Gabim i rëndë, shëndeti është përpara ekonomisë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero e ka konsiderua “gabim të rëndë” vijimin e punës në Call Center dhe fasoneri, ndërsa numri i personave të prekur me koronavirus në vend vijon të rritet.

I ftuar në emisionin “Open”, ai rekomandoi mbylljen e tyre, si ambiente me shumë persona, ndërsa tha se shëndeti është përpara ekonomisë.

Do rekomandoja ta ndërprisnin punën ne Call Center dhe fasoneri, ambiente me shumë person, gabim i rende që vazhdojnë të jenë në punë akoma. Duhet ta ndërpresin punën. E pa tolerueshme qe vazhdojnë në Call Center e fasoneri  shëndeti është përpara ekonomisë. Kemi frikë Eni, kemi frikë, por nuk kemi panik. Mjekë te infektuar ka pasur në shumë shtete, edhe tek ne, por kemi shumë kujdes. Të mos kesh frikë nuk me duket e drejtë”, u shpreh Pipero.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular