Një dridhje e tokës është ndier sonte në orën 22:13  në Prishtinë. Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka konfirmuar për Telegrafin tërmetin që ndodhi në Kosovë, duke dhënë edhe detaje shtesë.

Ai tha se tërmeti saktësisht ka ndodhur në mes fshatrave Magure dhe Suhodoll, të komunës së Lipjanit.

“Tërmeti ka ndodhur në komunën e Lipjanit, mes Magures dhe Suhodollit dhe ka qenë 3.0 shkallë të Rihterit. Saktësisht lëkundjet janë regjistruar në ora 22:13”, tha Mustafa.

Sipas qytetarëve lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Ferizajt.

Edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) ka njoftuar se lëkundjet janë ndjerë në Komunën e Prishtinës.