BallinaAktualitetBasha: Çdo masë e propozuar nga opozita, realiste. Qeveria të lërë luftën...

Basha: Çdo masë e propozuar nga opozita, realiste. Qeveria të lërë luftën politike dhe t’i zbatojë! Sulmet nuk ofrojnë asnjē zgjidhje

Basha: Çdo masë e propozuar nga opozita është realiste. Qeveria të lërë luftën politike dhe t’i zbatojë! Sulmet nuk ofrojnë asnjē zgjidhje.

Çdo vend ka marrë masa financiare dhe fiskale për përballimin e krizës. Prej një jave edhe ne kemi propozuar masa lehtësuese që u vijnë në ndihmë familjeve në nevojë, sipërmarrësve të vegjël dhe punëtorëve.

Detyra e parë e qeverisë duhet të jetë shëndeti i shqiptarëve dhe po kështu, ndihma për qytetarët dhe për ekonominë. Shëndeti, siguria dhe ekonomia e njerëzve, janë shqetësimi ynë.

Është e papërgjegjshme dhe jo njerëzore të sulmosh ditë e natë opozitën, në një kohë kur të gjitha energjitë duhen fokusuar për tu ardhur në ndihmë njerëzve.

Çdo masë që kemi propozuar është realiste dhe e zbatueshme nëse ka MIRËMENAXHIM, KOMPETENCË dhe TRANSPARENCË.

120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet e oligarkëve, duhet të angazhohen URGJENTISHT për mbështetje sociale, për fonde shtesë për shëndetësinë si dhe për mbështetje fiskale dhe financiare për bizneset që sot kanë mbyllur dyert.

Jeta nuk ka çmim, sulmet bajate kundër opozitës nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia.

Ndaj do të vazhdoj pa u lodhur ti bëj thirrje qeverisë, që për hir të të gjithë shqiptarëve, të lërë mënjanë luftën politike, dhe të vërë interesat e njerëzve të parat. Ndiqni më poshtë masat me efekt të menjëhershëm që i bëj thirrje qeverisë ti zbatojë pa humbur më kohë:👇

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular