BallinaAktualitet"Karantina vendimtare", Nobelisti Levitt: Corona po ngadalësohet, njerëzimi do të mbijetojë. Pse...

“Karantina vendimtare”, Nobelisti Levitt: Corona po ngadalësohet, njerëzimi do të mbijetojë. Pse Italia u prek kaq shumë..

Shqiperoi: Lefter Daku, 16 Mars, 2020

Nje analize te Nobelistit Michael Levitt, profesor ne Universitetin e Stanfordit. E kam perkthyer ne shqip me shprese qe do tju ndihmoje sado pak per te kuptuar jo vetem seriozitetin e kesaj situate, por edhe optimizimin qe vjen nga ekspertet. Ju uroje shendet dhe mbaresi ne familjet tuaja!

Burimi: https://www.calcalistech.com/…/art…/0,7340,L-3800632,00.html

Fituesi i cmimit Nobel dhe Profesor i Universitetit famoz te Stanfordit, Michael Levitt, krejt papritur u be nje figure qetesuese ne Kine ne kulmin e pandemise se KoronaVirusit. Tani po qeteson Izraelitet: statistikat tregojne se perhapja e virusit eshte ne renie.***

Michael Levitt, fitues i cmimit Nobel, biofizicisti Amerikano-British-Izraelit, i cili jep leksione te Biologjise ne Universitetin e Stanfordit ne Amerike, dhe harxhon me te shumten e kohes ne Tel Aviv, krejt papritur u be si i shtepise ne Kine, duke ofruar keshilla publikut ne kulmin e perhapjes se Koronavirusit ne ate vend. Levitt nuk ka zbuluar ndonje metode per kurimin nga ky virus, vetem beri ate cfare ben me se miri: perllogaritjen e numrave. Statistika e ndihmoi ate te arrije ne konkluzionin qe perkunder parashikimeve me te erreta, perhapja e virusit do te vije duke u ngadalsuar deri sa te zhduket perfundimisht.

Mesazhi qetesues i Levitt derguar miqeve te tij ne Kine, u perkthye ne kinezce dhe u perphap nder shume njerez, aq sa Levitt u be shume popullor me intervista ne kete vend Aziatik. Parashikimi i tij rezultoi i sakte: numri i rasteve te reja te infeksionit nga virusi filloi te bjere cdo dite mbas 7 Shkurtit. Nje jave me vone, shkalla e vdekshmerise filloi te bjere gjithashtu.
Ai mund te mos jete ekspert i epidiomoligjise, por kupton mire statistiken dhe perllogaritjet – u shpreh ai ne nje interviste javen qe kaloi.

Intervista ishte planifikuar te behej drejtperdrejt ne Tel Aviv, ku ai jeton aktualisht. Mirepo mbasi mori nje te ftohur – “jo nga Korona” tha ai me shaka – intervista u realizua permes telefonit. Edhe pse ai beson se kjo pandemi do te vazhdoje kursin e perhapjes, Levitt thekson me te madhe mbeshtetjen e tij per te gjitha masat parandaluese qe jane ndermarre ne te gjithe boten si dhe nevojen per t’i respektuar ato masa rigorozisht.

Levitt fitoj cmimin Nobel ne Kimi ne vitin 2013 per “zhvillimin e modeleve multidimensionale per sistemet kimike komplekse”. Ai kurre nuk e mendoi veten si profet fallxhor qe te parashikonte fundin e kesaj pandemie, gjithcka ndodhi aksidentalisht. Gruaja e tij, Shoshan Brosh, eshte studiuese e artit Kinez dhe restoratore per fotografet lokal, cka do te thote se cifti e kalon kohen sa ne USA, ne Israel, dhe ne Kine.

Kur pandemia u shfaq fillimisht, Borsh u shkroi mesazhe mbeshtetese miqve te saj ne Kine. “Kur ata u pergjigjen, duke pershkruar situaten e komplikuar atje, vendosa te analizoj numrat me shprese per te arritur ne ndonje konkluzion.” – thote Levitt. “Shkalla e infektimit nga virusi ne provincen Hubei rritej 30% cdo dite. – kjo eshte nje statistike e frikshme. Nuk jam ekspert i influenzes/gripit, por mund te analizoj shifrat dhe kjo rritje ishte eksponenciale.” Me kete shkalle infektimi, e tere bota do te ishte infektuar brenda 90 diteve, thote ai.

Pastaj, tendenca/trendi ndryshoi. Kur Levitt filloi analizen e te dhenave me 1 Shkurt, rajoni Hubei kishe 1800 raste te reja cdo dite dhe brenda 6 diteve, ky numer arriti ne 4700, thote ai. “Pastaj, me 7 Shkurt, numri i infektimeve te reja filloi te zbres ne menyre lineare dhe kjo renie nuk ndaloi. Nje jave me vone, e njejta gje ndodhi me numrin e vdekjeve. Ky ndryshim dramatik ne kurben e infektimeve shenoi piken median (kulmin – piken e mesit) dhe beri te mundur parashikime me te mira lidhur me fundin e pandemise. Bazuar ne keto tendenca, konkludova qe situata ne gjithe Kinen do te permiresohet brenda dy javeve. Me te vertete, aktualisht kemi nje numer shume te vogel te rasteve te reja te infektimit.”

Levitt e krahason kete situate me interesat bankare – bie fjala, ne qofte se nje person qe diten e pare merr nje interes 30% nga kursimet, diten tjeter do te marr 29% e keshtu me radhe, “gjithkush e kupton se mundesia qe te tjeret te mund te fitojne eshte e vogel.”

Mesazhi i perkthyer nga miqte e tij Kinez shkaktoj termet ne Kine dhe njerezit donin te siguroheshin qe ky nuk ishte nje lajm i rreme dhe se ishte vete Levitt qe e kishte shkruar ate mesazh. Te shqetesuar nga kjo, shume nga miqte kontaktuan Levitt nese kjo eshte e vertete. “Kjo sherbeu si shtyse qe une te vazhdoja,” thote ai. “Sepse edhe mund te kisha thene thjeshte PO dhe ta harroja kete gje.”

Shifra te reja po raportoheshin cdo dite nga agjenci te ndryshme si Organizata Boterore e Shendetsise (OBSH). Levitt vazhdoi te dergoj raporte te miqte e tij Kinez, dhe popullariteti i ketyre raporteve beri qe ai te jepte intervista ne televizionet Kineze, per shembull kanali CGTN, ekuivalenti i CNN ne Kine. Bazuar ne shifrat gjithnje e ne renie te rasteve te infektimit apo vdekjeve, ai thote, ka te ngjare virusi te zhduket ne Kine deri ne fund te Marsit.

Fillimisht, Levitt thote, cdo pacient i infektuar me Koronavirus ne Kine infektoi mesatarisht 2.2 persona ne dite – nje rritje kjo eksponenciale qe do ishte katastrofale. “Por pastaj filloi te binte, dhe numri ditor i infektimeve te reja po shkon drejt zeros.” Perseri, ai ben krahasimin me normat e interesit. “Edhe nese normat e interesit vazhdojne te bien, akoma mund te fitosh para. Shuma qe investon, nuk pakesohet, thjeshte, fitimi nga interesi rritet shume me pak. Ne rastin e semundjes, kjo i tmerron njerezit shume sepse ata degjojne per rastet e reja te infektimit cdo dite. Por fakti qe shkalla e infektimit po vjen duke u ulur do te thote qe fundi i kesaj pandemie eshte i afert.

Sipas Levitt, jane disa aresye qe e spjegojne kete. “Ne modelet e rritjes eksponenciale, supozohet qe njerez te tjere vazhdojne te infektohen cdo dite, ngaqe keta vazhdojne te takojne njerez te rinje. Por nese marrim parasysh rrjetin social te miqeve tane personal, parimisht ne takojme te njejtet njerez cdo dite. Eshte e mundur te takosh njerez te rinje, bie fjala ne transportin urban; por edhe ne autobusin urban, mbas njefare kohe, shumica e pasagjereve ose do te jene infektuar ose do te kene fituar imunitet.”

Nje aresye tjeter qe shkalla e infektimit eshte ne renie lidhet me udhezimet e distances fizike. “Keto kohe, nuk perqafon cdo person qe takon ne rruge, dhe do i shmangesh takimeve personale me nje person qe ka nje ftohje, sic edhe beme ne per kete interviste,” thote Levitt. “Sa me rigorozisht respekton distancen fizike me njerezit, aq me shume e ul mundesine e infektimit. Ne keto rrethana, nje person do te mund te infektoj vetem 1.5 njerez te tjere ne cdo tre dite dhe per pasoje, shkalla e infektimit do te vazhdoje te ulet.”

Karantina/veteizolimi eshte vendimtar, sipas Levitt, por jane edhe faktor te tjere qe mund te ndihmojne. “Ne e dime qe Kina ishte ne nje karantine pothuajse absolute, njerezit largoheshin nga shtepia vetem per te blere produktet e domosdoshme, dhe shmangen kontaktet me te tjeret. Ne qytetin Wuhan, i cili pati numrin me te madh te infektimeve ne rajonin e Hubei, ishte e mundur qe cdokush te infektohej, por vetem 3% e tyre u infektuan,” thote Levitt. “Edhe ne anijen kruiz “Princesha e Diamanteve” (qe u infektua ne mase te madhe nga virusi), shkalla e infektimit ishte poshte 20 per qindshit.” Bazuar ne keto statistika, Levitt arriti ne konkluzionin se shume njerez mund te kene imunizim natyral ndaj ketij virusi.

Shperthimi i rasteve te infektimit ne Itali eshte shqetesues, thote Levitt, por ai gjykon ky infektim ne shkalle te gjere eshte pasoj e perqindjes me te larte te njerezve te moshuar ne Itali krahasuar me Kinen, Francen, apo Spanjen. “Vec kesaj, per nga kultura, Italianet jane njerez te ngrohte, dhe kane nje jete sociale shume intensive. Per keto aresye, eshte shume e rendesishme t’i mbash njerezit te vecuar dhe parandalosh kontaktet e njerezve te infektuar me ata te shendetshmit.”

Kina beri nje pune te madhe dhe arriti te menaxhoj nje kontrol te plote te virusit, thote Levitt. “Per momentin, jam shume i shqetesuar per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. SHBA duhet te izoloje sa me shume njerez qe te fitoj kohe per pergatitjen e sistemit shendetsor. Perndryshe, mund te perfundoje ne nje situate ku mbi 20 mije njerez te infektuar te vershojne te spitali me i afert ne te njejten kohe dhe keshtu sistemi shendetsor do te kapitullonte.”

“Sa me agresive masat parandaluese, aq me shume kohe do te fitohet per tu pergatitur per trajtimin e njerezve te infektuar si dhe per te zbuluar vaksinen,” thote ai.

Levitt i shmanget berjes se parashikimeve globale. Ne Kine, thote ai, numri i infektimeve te reja do te jete zero se shpejti, dhe Korea e Jugut e ka kaluar kulmin dhe do mund te shoh fundin e infektimit. Sa per pjesen tjeter te globit, eshte akoma e veshtire te thuhet se cfare do te ndodh. “E gjithe kjo do te marr fund kur te gjithe ata qe jane te semure do te takojne vetem njerez qe jane tashme te infektuar. Qellimi eshte qe te mos ndodh si me anijen kruiz.”

Anija kruiz “Princesha e Diamanteve” ishte skenari me i keq, thote Levinn. “Nese ben analogjine e kesaj anije me nje vend – ketu flitet per 250 mije njerez qe jetojne brenda nje kilometri katror, nje mbipopullim i tmerrshem. Eshte kater here me shume se dendesia e popullsise ne Hong Kong. Eshte njesoj sikur e tere popullsia e Izraelit te jetonte ne nje siperfaqe 30 kilometer katrore.” Vec kesaj, ai thote se anija kishte nje sistem qendror te kondicionimit te ajrit dhe ngrohjes si dhe salle te perbashket te ngrenies. “Keto jane kondita teper te favorshme per virusin, dhe megjithate, vetem 20% e udhetareve u infektuan. Tingellon shume, por eshte mjafte e ngjashme me shkallen e infektimit te nje gripi te zakonshem.”

Si ne rastin e gripit, shumica e atyre qe vdesin nga infektimi me Koronavirusin jane te moshes 70 vjec e larte, thote Levitt. “Eshte fakt i njohur qe gripi vdes me se shumti moshat e vjetra – rreth 75% e vdekjeve nga gripi jane njerez mbi 65 vjec.” Thene ndryshe: “ka vite kur gripi cmendet fare, si ne SHBA ne vitin 2017, kur numri i vdejkeve ishte tre here me i larte se sa ne vitet e tjera. Megjithkete, askush nuk ra ne panik. Pikerisht ky eshte mesazhi im: duhet ta mendoni Koronavirus si nje grip i rende. Eshte 4 deri ne 8 here me i forte se gripi i zakonshem, dhe pavaresisht nga kjo, shumica e njerezve do ia dalin te jene te shendetshem dhe njerezimi do mbijetoje.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular