BallinaAktualitetVendimi/Ndalolet lëvizja e administratës me automjete private apo shtetërore, ja kush përjashtohet

Vendimi/Ndalolet lëvizja e administratës me automjete private apo shtetërore, ja kush përjashtohet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur urdhërin që ndalon lëvizjen e automjeteve private apo shtetërore të punonjësve të administratës publike lokale dhe qendrore, puna e të cilëve lidhet me qëndrimin në zyrë dhe jo në terren.
Sipas vendimit të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, përjashtim bëjnë vetëm punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, ku përfshihet edhe personeli mjekësor dhe infermierët.
Gjithashtu, përjashtohen nga ky vendim punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave apo të prefekturave dhe bashkive që janë përfshirë në listën prioritare të firmosur nga titullari i institucionit.
Vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë, detyron titullarët e posaçëm që të dërgojnë kërkesat me emrat e zyrtarëve pranë Policisë së Shtetit për t’u pajisur me leje të posaçme.
Image
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular