BallinaBotaKoronavirusi, Nju Jorku pret anijen spitalore me 1 mijë shtetër të marinës...

Koronavirusi, Nju Jorku pret anijen spitalore me 1 mijë shtetër të marinës amerikane

Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit.

“Eshtë një hap i jashtëzakonshëm, padyshim, bëhet fjalë për një spital lundrues që do të shtojë kapacitetet,” tha Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo gazetarëve të mërkurën.

Andrew Cuomo

@NYGovCuomo

UPDATE: The federal government is sending a hospital ship to New York, the USNS Comfort.

The Comfort, which has about 1,000 rooms on it, will be moored in New York Harbor.

Hospital beds are what we need.

View image on Twitter
3,066 people are talking about this

Shteti i Nju Jorkut ka 2.382 raste të konfirmuara të virusit, numri më i lartë në Shtetet e Bashkuara. Ai ka rritur kapacitetin e testimit në 15,000 në ditë dhe pret që shifrat të vazhdojnë të rriten. Rreth 23% e rasteve pozitive janë shtruar në spital. Guvernatori tha se 108 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet.

LEXONI EDHE KËTË

Trump: Etiketimi i COVID-19 si “virusi kinez”, i saktë

Guvernatori Cuomo tha se ai dhe presidenti po “luftojnë të njëjtën luftë” dhe janë në të njëjtin llogore.

Guvernatori tha se ai foli me Presidentin Donald Trump, i cili do të autorizojë anijen spitalore për t’u vendosur në Nju Jork. Përveç 1,000 shtretërve, anija është e pajisur edhe me salla operacioni.

Guvernatori Cuomo dhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio kanë ditë që thonë se sistemi spitalor i Nju Jorkut mund të mbingarkohet shpejt pasi numri i rasteve po rritet. Ata po kërkojnë mënyra për të krijuar më shumë shtretër dhe për të sjellë më shumë punonjës të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë edhe nxitjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që janë në pension që të kthehen në punë.

“Ne nuk mund të ndërtojmë spitale të reja brenda 45 ditësh,” tha Cuomo. “Qeveria federale mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Dhe ne kemi nevojë për ndihmën e qeverisë federale”.

Në një konferencë shtypi në Uashington, presidenti konfirmoi se ai do të dërgonte anijen spitalore në Nju Jork, dhe ai e vlerësoi guvernatorin për përpjekjet e tij.

Toni i presidentit republikan dhe guvernatorit demokrat është një ndryshim rrënjësor nga vetëm dy ditë më parë, kur ata po kritikonin njëri-tjetrin në Twitter.

Trump War Room – Text SHAMROCK to 88022

@TrumpWarRoom

WATCH: Governor Andrew Cuomo praises @realDonaldTrump for mobilizing the federal government to combat the coronavirus in New York.

“I believe he is doing what he has to do and I respect him for it.”

Embedded video

1,242 people are talking about this

Masat e reja

Guvernatori i Nju Jorkut njoftoi gjithashtu masa të reja për shtetin me 19.5 milion banorë.

Guvernatori Cuomo tha se ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që detyron bizneset jo thelbësore të kenë jo më shumë se gjysmën e forcës së tyre të punës jashtë shtëpive të tyre. Kjo zhvendosje e punës në shtvpi ka për qëllim të largojë njerëzit nga rrugët dhe të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit. Disa biznese do të përjashtohen, përfshirë dyqanet ushqimore, farmacitë dhe kompanitë e transportit.

Këto masa janë përveç hapave të tjerë të ndërmarrë këtë javë, përfshirë zhvendosjen e të gjitha bareve dhe restoranteve për të kryer vetëm shërbime shpërndarje, dhe kufizimin e të gjitha grumbullimeve në më pak se 50 persona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular