BallinaAktualitet'Eni, mos bëj zhurmë!!!' Rama kërcënon dhe Vasilin: S'të vij më në...

‘Eni, mos bëj zhurmë!!!’ Rama kërcënon dhe Vasilin: S’të vij më në emision. Gazetarja: Jeni i lirë!

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emidionin “Open”të gazetares Eni Vasili, ka pasur mbrëmë një debat me të të fortë në studio, aq sa në një moment Rama e ka kërcënuar deri duke i thënë se nuk i vinte më në emision.

Më herët Rama krijoi insinuata të pakëndshme ndaj gazetares, por në një pikë, kur iu kërkua prej saj të sqaronte se si do ta ndihmonte ekonominë, cila do të qe paketa e ndihmës, ai nuk pranoi të fliste më sepse sipas tij, gjithçka e kishte thënë thënë në fillim të emisionit. Madje, “në emisionin e saj”, cilësoi Rama, duke aluduar se Vasili nuk kishte qenë fare aty ndërkohë që ai ishte përgjigjur. Por Vasili ka ngulur këmbë të merrte përgjigje të qartë dhe nuk ka lejuar që Rama ta kalonte këtë çështje vagullt.

Debati ndodhi pasi Rama, në vend të përgjigjej, u përgjigj me pyetje dhe e mori ai në “hetim”, gazetarin Robert Rakipllari, duke i thënë se le ta vendoste ai nga koncensionet duhet të anullonte që tía kalonte paratë trajtimit të epidemisë.

DEBATI

Eni Vasili: Zoti Rama mos vazhdoni me koncensionet, problemi është koronavirusi sot.

Edi Rama: Eni

Eni Vasili: Të lutem të vazhdojmë

Edi Rama: Eni, Eni, Eni, Eni.

Eni Vasili: Zoti Kryeminsitër nuk ka nevojë për arrogancë në këto momente.

Edi Rama: Unë nuk jam arrogant, por ju nuk po më lini të flas dhe më tregoni çfarë të bëj.

Eni Vasili: Arroganca në mënyrën se si po flisni, nuk po lini një gazetare të bëj punën e saj.

Edi Rama: Nëse ju më thoni se unë jam arrogant dhe nuk më lini të flas, unë nuk vij më në emisionin tuaj.

Eni Vasili: Jeni i lirë, por po mos fyeni…

Edi Rama: Zgjidhe vet dhe nuk jam më pjesë e emisionit tënd. Nuk mund ti tregoni kryeminsitrit se çfarë duhet të bërë. Unë nuk vij më në emisionin tënd.

Eni Vasili: Dhe kërcënime tani. Të përgjigjeni për publikun…

Edi Rama: Po pra për publikun, por flasim, Më lejo t’i përgjigjem kolegut tënd, futesh e nuk na lë të flasim kërkon dhe llogari pastaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular