BallinaAktualitetI dyshuar si i prekur me Covid-19 vetëizolohet në Gjirokastër, dalin për...

I dyshuar si i prekur me Covid-19 vetëizolohet në Gjirokastër, dalin për punonjësin e Ministrisë së Financave

Jugu i vendit vijon të mos ketë asnjë pacient të konfirmuar me Covid-19.

Situata ështe e njëjtë edhe pasi ISHP ka nxjerr përfundimin e mostrës së marrë një ditë më parë nga një 37-vjeçar i dyshuar.

Një ditë më parë një punonjës i Ministrisë së Financave i kthyer nga Tirana dhe i vetëizoluar në Gjirokastër u raportua si i dyshuar me koronavirus. Tamponi me kampionin e marrë prej organizmit të tij u dërgua në Tiranë, pasi kishte shfaqur shenja të ngjashme me koronavirusin, si kollë e thatë dhe dhimbje koke. Por analizat treguan se ai kishte nje grip të zakonshëm.

Kështu deri tani në qarkun Gjirokastër nuk ka asnjë person të prekur, ndonëse janë rreth 70 persona të vetëizoluar, pasi kanë ardhur së fundi nga vendet që rezultojnë brenda zonës së kuqe. Kujtojmë që disa ditë më parë u dyshua si e prekur me Covid-19 edhe një infermiere nga Përmeti, por që më pas rezultoi negative.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular