BallinaAktualitetVIDEO/Rroftë epidemia. Vëllai i zv.ministres me bekimin e Gjushit vazhdon ndërtimin në...

VIDEO/Rroftë epidemia. Vëllai i zv.ministres me bekimin e Gjushit vazhdon ndërtimin në zonën arkeologjike

Një qytetar ka denoncuar tek ish kryeministri Berisha ndërtimet që po bëhen në zonën arkeologjike të Durrësit nga vëllai i zv/ministres së Brendshme Rovena Voda me bekimin e Vangjush Dakos.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Uji fle, mafia e ndërtimit dhe coronavirusi nuk flenë!

Mafia e ndërtimit Dako – Voda: Rroftë Epidemia!!

‘Rruspat pasurisë arkeologjike për të ndërtuar pallate dhe shitur beton!
Qytetari dixhital denoncon ndërtimin në zonë arkelogjike të vëllait të ndrikull Voda me bekimin e Gjush Betonit.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Mirëdita Doktor !
Mafia e ndërtimit nuk pyet për koronavirus por i është vërsulur arkeologjisë së Durrësit.
Në lagjen 6, rruga Aleks Komneni, firma Kristi Construksion, te ciles i janë shpartalluar të gjitha ndërtimet që ka bërë në Durres nga tërmeti i 26 nëntorit, me administrator vëllain e zv.ministres së Rendit, ndrikull Vodës dhe me bekimin e betonit të Vangjush Dakos, po gërmojne për hapjen e themeleve të një pallati, në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të arkeologjisë së qytetit të Durrësit. Firma ndërtimit nuk ka marrëveshje me agjensitë ligjzbatuese të ruajtjes së arkeologjisë e as kontratë me ministrinë e Kulturës, në objekt nuk ka asnjë arkeolog që të monitorojë gërmimet që është detyrim ligjor, dhe nuk është kryer asnjë sondazh paraprak për rriskun arkeologjik
Ky është standarti i Edvin Koronës, nga njëra anë mbyll brenda e gjobit qytetarët durrsakë për emergjenca sanitare, e nga ana tjetër lëshon cakejtë e mafies se ndërtimit të shkatërrojnë arkeologjinë e Durrësit ditën për diell

Ju lutem denonconi sa s’është vonë. Me respekt’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular