BallinaOP EDKoronavirusi/Kreu i PLL, Shpëtim Axhami: Duhet më tepër shqiptarizëm dhe dialog Kryeminister

Koronavirusi/Kreu i PLL, Shpëtim Axhami: Duhet më tepër shqiptarizëm dhe dialog Kryeminister

Nga Shpëtim Axhami
Kreu i PLL

Zoti KM i Shqipërisë, në këtë situatë të pazakontë, ashtu si edhe Ju e deklaroni në çdo moment dhe nga çdo ambjent që shfaqeni, jemi në luftë, nuk e kuptojmë dhe si ka mundesi.

Në gjendje lufte, të çfardo lloj dhe ndaj çdo kujt, shqiptarët janë bashkuar dhe kanë baskepunuar pa dallim feje dhe ideje, kjo gjithmonë kur ka qenë vullneti i mire dhe tradhetia nuk ka berë punën e vet.

Atehere si ta kuptojmë këtë sjellje, nderkohe kur opozita, nepermjet drejtuasit të saj z.Basha , ka hedhur ne tryeze alternativat e saj, per të ju ardhur qytetarve në ndihmë, Ju i anashkaloni, injoroni ato dhe në një formë tjeter mundoheni të i kopjoni larg dialogut.
Pse nuk jepni shenja bashkepunimi dhe dialogu, ky shum i nevojshem sot, nderkohe kur Ju akoma nuk keni zbardhur alternativat tuaja konkrete të ndimës nga ana e qeverisë.

Kjo tregon, ose ne nuk jemi ne “lufte” ose Ju dhe mazhorances tuaj, qe ju sot drejtoni, ju mungon shqiptarizma bashkepunuese me të gjithë faktoret kombëtar ne gjendje “lufte”.

Sjellja prej te qenurit gjithkush mbi çdo gjë, sot nuk i duhet dhe nuk i nevoitet asnjerit zoti KM.

Më teper se asnjeherë tjeter, duke pasur parasysh ketë situate, kerkohet nderveprim, bashkepunim, dialogim mes opozites dhe mazhorances, si dhe me çdo faktor tjeter qe mund të ketë rol ndihmues.

Ky bashkepunim duhet ne ide, alternative, propozim dhe duke lene per një moment të dytë gjithçka tjetër mes njëri-tjetrit.

Opozita, me sa e kane kuptuar të gjithë, e ka dhënë mesazhin e bashkepunimit në emer të shqiptarizmes per nje situate te tille, pritet reagimi Juaj zoti Kryeminister i Shqipërise.

Te gjthe të bashkuar ja dalim, sejcili për hesap të vet na ndeshkon të gjithve.

#Zoti i Ndihmofte shqitarët dhe gjithkënd tjeter.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular