BallinaAktualitet(VIDEO)/A po e thyen "shtetrrethimin" Erion Braçe? Kapet duke bërë sport nga...

(VIDEO)/A po e thyen “shtetrrethimin” Erion Braçe? Kapet duke bërë sport nga liqeni

Lëvizja nga Kodrat e Liqenit në Tiranë apo çdo hapësirë tjeter rekreacioni në vend është ndaluar si masë për të penguar njerëzit që qëndrojnë në grupe duke u bërë burim i shpërndarjes së COVID-19. Por duket se vendim i qeverisë nuk po zbatohet nga vetë ata që e kanë miratuar. Zv.kryeministri Erion Braçe, shihet teksa po bën ecje në Kodrat e Liqenit. Të paktën kështu pretendon aktivisti Genc Sejko në një video të postuar në faqen e tij në internet. Sic shihet nga pamjet, numri dy i qeverisë ecën në park komplet i qetë dhe i pashqetësuar. Duket i habitshëm veprimi i Erion Braces në thyerje të rregullave në një kohë kur shumica e shqiptarëve janë angazhuar për t’i zbatuar ato. Nëse sot janë gjobitur disa qytetarë për shkelje të ‘shtetrrethimit’, pyetja që shtrohet është çfarë do të bëhet me zv.kryeministrin. Do të gjobitet edhe ai apo do të shkarkohet nga posti qeveritar? Të presim nëse do të ketë një reagim nga kryeministri Rama.

©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular