BallinaOP ED22 marsi i vitit 1992 si bekim pë Shqipërinë

22 marsi i vitit 1992 si bekim pë Shqipërinë

Nga: Kadri Rrahmani Kukës

Unë që ju shkruaj, jam një 85 vjeçar, infermier në pension.

Ju shkruaj o djem dhe vajza, sepse pavarësisht, errësirës së 2 moteve të fundeve, ky vendi jonë, do ja dali.

Kemi kaluar 45 vjet në varfëri e burg kombëtar. Besuam se çdo ditë do çelte drita. U dëshpëruam disa dekada, shpresuam po aq. Zoti u kujtua për ne dhe më 22 mars ’92 na e dha buzëqeshjen.

Kukësi ka qenë një ndër rrethet më të varfra dhe të persekutuara nga rregjimi komunist.

Unë, por jo vetëm, kam qenë ndër ata, të cilët mezi sa e kemi pritur atë ditë. Ditën kur u krijua Partia Demokratike, për një rrethanë, që nuk e trajtoj këtu, nuk u ndodha në qytet. U caktova si komisjoner në zgjedhjet demokratike që u zhvilluan ne Shqipëri, më dt 22 mars 1992.

Zona jonë, si pjesë kufitare, ka patur shumë aktivistë të regjimit komunist.

Populli vazhdonte të ishte në terror psikologjik.

E enjtja para zgjedhjeve u gdhi plot thashetheme:- “Zgjedhje nuk do të ketë, qendra e votimit do të digjet , komisionerët do të varen , sigurimi i shtetit ka bërë listat. Kërcënime të kësaj natyre.

Ju sot, nuk e përfytyroni dot sesi përjetohen thashethemet nën diktaturë. Lum ju !

Tri netë të paharruara,por nata e fundit ka qenë shumë e gjatë.

E gjatë sa një muaj. Më kujtoheshin njerëzit, që ishin pushkatuar me gjyq e pa gjyq dhe ata që ishin zhdukur pa gjurmë për 45 vjet.

Zgjedhjet e para me alternativë u zhvilluan.

Gëzimi i ditës së hënë nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Alpet tona, më dukeshin të bukura si parajsa. Fytyrat e zbehta të bashkëfshatarëve më kishin një nur dhëndërror.

Rezultati ishte 72% që votuan për Partinë Demokratike. Ato zgjedhje do ti mbroja edhe me jetë po të ishte nevoja.

U ndërtua qeveria e parë demokratike. Megjithatë

në emërime për postet politike u bënë plot gabime. Nuk u vunë shumë prej atyre që kishin vuajtur edhe pse koha i kishte lënë pa arsimuar, por ndonjëherë për pa vëmëndje, se nuk dua të paragjykojë.

Gezimi i atyre ditëve nuk mund te pershkruhet. Kishte mbërrit dita e fitores, liria u fitua, por duhej punë e madhe. Varfëria kishte arritur kulmin, nuk kishte as bukë për të ngrënë, por gezimi dhe shpresa e mundën varfërinë.

” Fjala ogurzezë ”

Tre ditë pas fitores së madhe u takova rastësisht me një mik. Ai ishte komunist dhe marrëdhënia ime me të kishte qenë e ftohtë, por korrektete. Kalimthi më tha : « O Kadri Rrahmani mos u gëzo shumë se ne dmth komunizmi do ta marrim prapë pushtetin, se ne jemi si rrenjët e hithrave ». Me të vërtetë në vitin 1997 revolucioni Komunist e rrëzoi demokracinë. Atëhere, më erdhi keq, që Evropa dhe Amerika nuk e ngritën zërin kundër revolucioni të kuq, i cili e shembi demokracinë e porsalindur pas 45 viteve diktaturë. Kohët përsëriten o bijë, ndaj jini të kujdesshëm.

Në kohët e lashta murtaja dhe kolera kanë qenë dy sëmundjet më të rënda.

Djem, jua them si infermier në zona të varfëra. Kam parë se ç’është uria, lia, fruthi, verdhëza, mos më keq nga komunizmi.

Në kohën tonë sa murtaja dhe kolera ka qenë komunizmi dhe është edhe sot, vetëm emrin ka ndryshuar.

Të mbyt me propogandë dhe të lumturon nga televizori.

Sa mbarojnë lajmet, kupton që ta ka shit sapunin për djathë, diktaturën për demokraci.

Bashkohuni o rini dhe përmbyseni pjellën e kuqe.

Sa më shumë të heshtni e mos të veproni, aq më shumë merr form e keqa.

Fjalë plaku janë këto, por unë flas për ju.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular