BallinaOP EDEdhe nëse e urren Ramën, qëndro në shtëpi, kjo është sfida për...

Edhe nëse e urren Ramën, qëndro në shtëpi, kjo është sfida për veten tonë

Nga Gentiana Maçi

Kjo nuk është sfida kundër Ramës, kjo është sfida për veten tonë.

Na ndodh të mos e duam veten, ama kemi përgjegjësi për prindin, femijën, por edhe fqinjin.
Për këdo që të paktën 1 herë në jetë të ka buzëqeshur apo të ka shtrirë dorën.
Ne duhemi të gjithë edhe kur kundërshtohemi. Ja, shikoni këto ditë, sa shumë na mungojnë edhe ata, me të cilët dje, nuk donim të shiheshim.
Është shenjtëri jeta sepse hyjnore është krijimi, ngjizja, gugatja fëminore, rritja, puberteti, gabimi, mëmësia, atësia.
Miq, kjo nuk është thirrje snobiste. Është dhimbja e Italisë, që më nxiti për këto rreshta. Mendoni si do bjerremi, nëse ndodh me rracën tonë.

Ndodh që do donim të jetonim në një ishull të vetmuar, por fatkeqësisht nuk jemi në atë mjedis të izoluar. Ne ndërveprojmë me njëri tjetrin.

Qetësia dhe boshësia e kësaj kohe sa absurde aq konkrete, të intrigon e të bënë të të duket vetja mbreti i botes, por në fakt është e kundërta, mund të jetë “fundi i botës” për ty, dhe jo ve
Ndodh që ke nevojë të shprehësh gjithë rebelimin tënd, të kundërshtosh rregullat, të ndjehesh ndryshe, të ndjesh lirinë e munguar për arsye që ti i di. Arsye që dhe unë mund t’i di, apo cdokush mund t’i marrë me mend, por nuk ështe dita e duhur.
Të jesh hipi, tashmë nuk është modë. Më mirë një bohem i vetmuar. Një asket, i cili nesër do predikojë jetën dhe vazhdimësinë.
Ndalo dhe mblidhe gjithë zemërimin e dëshirën për lirinë e munguar duke menduar një sekondë ,që liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit.

Edhe nëse e urren Ramën, sfidoje duke qëndruar në shtëpi.
Ti duhet të jesh në këmbë për ta mundur nesër.
Edhe nëse të duket se po rebelohesh duke mos zbatuar rregullat që ai t’i shpif mjes, drekë, darkë me qarravitje dhe me hipokrizi ekstreme, injoroje.
Mendo per dashurinë e njerëzve që ke.
Mos i jep kënaqesinë të të numërojë fatkeqët.
Nëse e urren Ramën duhet të qëndrosh fort!
Ne duhet të qëdrojmë në shtëpi për të jetuar e realizuar ëndrrat tona nesër, ne duhet të qëndrojmë në shtëpi për të mbajtur në këmbë Shqipërinë.
Mblidhe gjithë dashurinë që të mungon nga mostakimi me ata që do, strehoje në zemër e mendje, në mënyrë që nesër të mund t’ja japësh vërtetë në realitet. 💌
Ne kemi lindur të duam. Ne duhet të jetojmë.

#RriNeShtepi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular